Kombet e Bashkuara e kanë vendosur në listën e zezë grupin Boko Haram ndërsa kanë vendosur sanksione kundër pjesëtarëve të këtij grupi, duke i cilësuar ata, si grup i lidhur me organizatën Al-Kaida.
Vendimi i OKB-së që është marrë me kërkesë të Nigerisë, ka hyrë në fuqi me 22 maj.
Ky vendim ua ngrinë asetet, u vendosë embargo armësh dhe ua ndalon udhëtimin pjesëtarëve të grupit.
Boko Haram është krijuar 10 vite më parë, ndërsa ka për qëllim krijimin e një shteti islamik në Nigerinë veriore.
Vendimi me të cilin Boko Haram cilësohet si grup terrorist, sipas ambasadores amerikane në OKB, Samantha Power, është një hap i rëndësishëm. /rel/