Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Greqi: Kritika ndaj kritikuesve të partisë Syriza
    Lajme

    Greqi: Kritika ndaj kritikuesve të partisë Syriza

    Dija OnlineBy Dija Online13-04-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Këshilli Disiplinor i Sindikatës së Mediave në Greqi, ESIEA ka vepruar kundër gazetarëve që mbështesnin me “Po” referendumin grek për kursimet vitin e kaluar. Në Greqi është ndezur një debat mediatik me ngjyrë politike.

    Stamatis Malelis, drejtor i televizionit Skai është një gazetar i bindur i çështjeve politike dhe që di t’i mbajë shikuesit para ekranit në tregun e ashpër mediatik grek. Madje gazetari ka ambicie politike -ai është bashkëthemeluesi i partisë socialdemokrate, DIMAR.

    Por për disa angazhimi i tij politik shkon shumë larg: Së fundmi këtë e tregon një vendim i Këshillit Disiplinor të Sindikatës së Medias, ESIEA. Malelis përjashtohet për 18 muaj. Arsyetimi: Para referendumit për programin e kursimeve në korrik 2015 ai ka bërë propagandë për t’i thënë “po” kursimeve dhe ka përhapur “fakte të pavërteta”. Dy gazetarë të tjerë të Skait morën “ndëshkime” më të vogla.

    Ndërkohë që katër përfaqësues të njohur të mediave të tjera do “të kritikohen publikisht”, një kritikë me paralajmërim do të varet si fletërrufe në redaksitë e tyre. Vendimet e Këshillit Disiplinor u bënë të njohura para publikimit zyrtar dhe kanë ndezur një debat politik në Greqi.
    Partia qeverisëse do të marrë në shqyrtim raportimin mediatik
    Për kujtesë: Në grindjen për programin e kursimeve të Greqisë, kreu i qeverisë së majtë, Aleksis Tsipras shpalli vitin e kaluar referendumin për kërkesat e donatorëve.

    Me 61% të votave fitoi fronti kundër kursit kursimeve. Në fund të tij, partia qeverisëse Syriza i bëri apel Këshillit të Medias, ESR të verifikojë se sa i ekuiliburar ishte raportimi mediatik lidhur me referendumin.

    Si reagim, si Këshilli Disiplinor i ESIEA-s ashtu edhe Prokuroria filluan të procedojnë kundër disa përfaqësuesve të mediave, të cilët ishin shprehur veçanërisht kritikë ndaj mbajtjes së referendumit. Prokuroria i mbylli shpejt hetimet. Por Këshilli Disiplinor bëri kritika paralajmëruese ndaj disa gazetarëve.
    I ndëshkuari kryesor, Stamatis Melalis -e cilëson vendimin e Këshillit “autoritar” dhe thekson se ai u arrit me një “shumicë shumë të ngushtë, tre nga dy vota. Në bisedë me Deutsche Welle-n, gazetari i njohur ngre akuza të rënda kundër sindikatës së gazetarëve e thekson “se ata të tre që votuan kundër nesh, janë indoktrinuar nga partia qeverisëse”.
    Kryetarja e Këshillit Disiplinor, Angeliki Gypaki nuk do t’i komentojë vendimet, për sa kohë që vendimet nuk janë bërë publike, ajo nuk mund të komentojë, i përgjigjet Gypaki kërkesës së Deutsche Welle-s. Por kush e ka inicuar një kërkesë të tillë pas referendumit? Gypaki sqaron se “tek sindikata, ESIEA kanë ardhur rreth 300 ankesa të gazetarëve dhe qytetarëve të thjeshtë.

    Ne duhet të reagonim.” Edhe drejtori i sindikatës, Stamatis Nikolopoulos nuk bën asnjë prononcim. Këshilli Disiplinor reagon si instancë e pavarur dhe nuk i nënshtrohet asnjë lloj udhëzimi, vetë anëtarët e këshillit zgjidhen nga gazetarët. “Dhe nuk besoj se partitë politike ndërhyjnë tek ata.”
    “Mirëseerdhët në Korenë e Veriut”
    Por gazetarët e prekur kanë tjetër mendim. Fakt është që sindikata e mediave ka kritikuar vetëm gazetarët kritikë ndaj Syrizas. Malelis i quan të pabaza akuzat e ngritura kundër tij, gazetarët e paralajmëruar i kanë dhënë gati jehonë të vetme kampit të përkrahësve të kursimeve.

    “E kundërta është e vërtetë”, thotë drejtori i Skait. “Në shumë emisione kundërshtarët e kursimeve u lanë të flisnin më gjatë, sepse ishin edhe më mirë të organizuar.”
    Malelis i quan të pabaza edhe kritikat ndaj moderatorit të radios Skai, Aris Portosalte. Para referendumit ai i përshëndeste me dëshirë dëgjuesit me shprehje të forta. Herë pas here ai përshëndeste me “mirëseerdhët në Korenë e Veriut”. E paimagjinueshme, mendon sindikata, megjithëse shprehjet ironike nuk janë të pazakonta në median greke.
    Mentalitet stalinist
    Gazetarët e kritikuar e akuzojnë sindikatën e medias për bërje palë me politikën. “Nuk është kritikuar asnjë gazetar që i jepte jehonë zërave të kundërshtarëve të kursimeve”, thotë Malelis. Kështu nga një debat mbi punën e gazetarisë kalohet në grindje politike. Pashos Mandravelis, opinionist i gazetës “Kathimerini” e akuzon sindikatën e medias për “mentalitet stalinist”. Liberali i njohur kritikon se ideologjia e majtë e ka mbajtur për një kohë të gjatë peng gazetarinë në Greqi.
    Ndërsa drejtori i televizionit Skai, Malelis thekson “se nuk kam bërë asgjë për t’u kritikuar”. Edhe në të ardhmen ai nuk do të lejojë t’ia mbyllin gojën.

    “Do të vazhdojë të qëndroj në anën e një populli që vuan, dhe do të luftoj që kjo qeveri të dorëhiqet.” Malelis do të apelojë vendimin disipinor, në rast nevoje deri para gjykatave europiane, thotë ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous Article54 planete të tjera perveç Tokës
    Next Article MKRS-ja i jep 350 mijë euro për renovimin e Stadiumit të Deçanit
    Dija Online

    Related Posts

    Foshnja 9 muajshe nga Suhareka humb jetën në QKUK

    12-07-2025

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Foshnja 9 muajshe nga Suhareka humb jetën në QKUK

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Nga Ekonomia e Pushtimit në Ekonominë e Gjenocidit: Raporti i përfaqësueses së OKB-së mbi makinerinë korporative prapa Izraelit

    Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë kokosi?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Nga Ekonomia e Pushtimit në Ekonominë e Gjenocidit: Raporti i përfaqësueses së OKB-së mbi makinerinë korporative prapa Izraelit

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    10-07-202549 Mins Read

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.