Gjithnjë e më pak njerëz në veri të Malit të Zi, më shumë se 1000 banorë shpërngulen në vit

0

Parashikimi i Institutit Demografik Amerikan se Mali i Zi në vitin 2050, do të ketë rreth 10 për qind më pak banorë, tani më është duke u realizuar, sidomos kur është fjala për pjesën veriore të këtij shteti. Njerëzit gjithnjë e më shumë e braktisin veriun dhe në kërkim të një jete më të mirë shkojnë në Podgoricë, në bregdet, apo në vende të huaja, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kështu që të dhënat e Agjencisë së Statistikave (MONSTAT) tregojnë se nga 1 janari deri më 1 gusht të këtij viti, komunat në veri i kanë braktisur 892 banorë. Ky trend po vazhdon, kështu që ka gjasa që deri në fund të vitit kalendarik numri i atyre që largohen nga veriu i Malit të Zi të jetë mbi një mijë.

Në veri të Malit të Zi janë të vendosura 11 komuna. Dikur komunat në këtë pjesë të këtij shteti, kanë pasur ekonomi dhe sipërmarrje të zhvilluar, ndërsa sot kjo situatë ka ndryshuar.

Shumë fabrika janë mbyllur, po ashtu mbizotëron papunësia e madhe në mesin e banorëve. Pjesa veriore e Malit të Zi është jashtëzakonisht e pasur me burime natyrore. Në veri janë tre parqe kombëtare, Durmitor, Biogradska Gora dhe Prokletije. Megjithatë, edhe as kjo nuk ka ndihmuar shumë, në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë në një nga qytetet në veri.

– Shteti ktheu kokën –

Sociologou Srdjan Vukadinoviç, duke analizuar trendin e largimit nga veriu në pjesët tjera të Malit të Zi, në një bisedë me gazetarin e Anadolu Agency vuri në dukje arsyet kryesore të këtij fenomeni. “Në një anë kemi tendencë të largimit nga veriu, rënie të lindshmërisë, ndërsa në anën tjetër moskujdesjen e shtetit që veriu të rivitalizohet ngritja e kapaciteteve të reja të arsimit të lartë dhe të mundësojë banorëve punësim në vendet e tyre”, shpjegon Vukadinociç, duke shtuar se kjo është arsyeja e numrit gjithnjë më të vogël të nxënësve nëpër shkollat ku në shkollat në Zhabljak, Guci dhe Shavnik këtë vit janë regjistruar deri 20 fillestarë.

“Lindjet po bien, jo vetëm në veri, por edhe në pjesët tjera të Malit të Zi dhe nëse vazhdon kështu, sipas vlerësimeve nga Instituti Demografik Amerikan në vitin 2050, Mali i Zi do të ketë 10 deri 11 përqind më pak banorë”, tha Vukadinoviç. Kjo do të thotë, thekson Vukadinoviç, se Mali i Zi deri atëherë do të ketë 60 000 banorë më pak.

“Kjo ka mundur të shihet pas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në vitin 2003: Mali i Zi kishte 620 mijë banorë, ndërsa në regjistrimin e mëparshëm 650 mijë banorë”, theksoi Vukadinoviç.

– Strategjia për zhvillimin e veriut –

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vitin 2012, Qeveria e Malit të Zi ka emëruar nënkryetarin për zhvillim rajonal, në mënyrë që të zvogëlohet dallimi në fushën e zhvillimit mes veriut dhe pjesës tjetër të Malit të Zi. Në seancën e mbajtur në qershor të këtij viti, Qeveria ka miratuar propozimin e strategjisë së zhvillimit rajonal të Malit të Zi për periudhën 2014-2020 sipas të cilit do të vazhdohet me zgjidhjen e problemeve lidhur me zhvillimin pabarabartë në vend. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com