Gjeneralët serbë, fajtorë për djegien e ambasadave në Beograd

0

Grupi punues i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), përfundoi një hetim për mangësitë në sigurimin e mitingut “Kosova është Serbi”, ku ka rezultuar se fajtorë janë katër ish krerë të policisë, transmeton Telegrafi.
Përgjegjës në zinxhirin komandues janë gjeneralët, Stevan Bjelic, Borivoje Tesic, Mladen Kuribak dhe Slobodan Vukolic, ish-shefi i policisë, mëson Blic, transmeton Telegrafi.

Këta katër janë përgjegjës për mos reagim dhe parandalim në mënyrën të duhur të djegies së ambasadës së SHBA-së dhe Gjermanisë, më 21 shkurt të vitit 2008.

Kujtojmë se këto dy ambasade u dogjën nga huliganët serbë, të cilët reaguan në këtë mënyrë, pasi shtetet përkatëse njohën pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com