Gaza, avionët izraelitë shkatërruan tri xhami

0

Avionët luftarakë izraelitë shkatërruan tri xhami në zona të ndryshme në të gjithë Rripin e Gazës, thanë dëshmitarët okularë.
Një aeroplan luftarak izraelit sulmoi njëpasnjëshëm xhaminë qendrore në qytetin e Gazës, duke shkatërruar atë plotësisht dhe duke shkaktuar dëme serioze në dhjetëra shtëpi aty pranë, thanë deshmitarët okularë për Anadolu Agency.
Një tjetër sulm ajror goditi xhamine Al-Faruk në qytetin Rafah te Gazas jugore, ndërsa një sulm i tretë kishte në shënjestër xhamine Al-Abrar në Deir el-Balah në Gazan qendrore.
Burime palestineze mjekësore thanë per AA se nuk u raportuan viktima nga të tre sulmet ajrore ndaj xhamive.
Sipas vlerësimeve zyrtare palestineze, rreth 15 xhami u shkatërruan plotësisht dhe 25 të tjera janë dëmtuara pjesërisht që nga sulmi brutal kundër enklavës qe filloi dy javë më parë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com