Fillon ‘Java e dytë Shëndetësore Kosovë-Turqi’

0

Sot në Kosovë fillon të mbahet “Java e dytë Shëndetësore Kosovë-Turqi”, ku ekspertët kosovarë së bashku me ekspertët nga Turqia do të kryejnë procedura të ndryshme diagnostiko dhe terapeutike në lëmit: Kardiokirurgji, Kardiologji invazive, Gjinekologji, Kirurgji plastike, ORL, Gastroenterologji, Radiologji, Onkologji dhe Kirurgji e djegieve
Hapja e kësaj jave, do të bëhet me një prezantim para mediave të ekipeve nga Turqia e Kosova, në Drejtorinë e QKUK-së ku të pranishëm do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, krerët e QKUK-së dhe autoritete të tjera shëndetësore nga Kosova e Turqia, duke filluar nga ora 11:00,e që do të zgjasë deri më 10 maj.

Gjatë javës së parë shëndetësore Kosovë-Turqi, e cila ishte organizuar në shtator të vitit të kaluar ishin kryer 127 kontrollime mjekësore, 139 konsultime, 50 operacione, 14 angiografi, 12 vendosje të stentave, 4 ERCP, 5 endoskopi, 20 ultrazë dhe ishin mbajtur 11 seminare.

Pas realizimit të javës së parë të përbashkët shëndetësore, filloi faza e dytë e implementimit të Marrëveshjes ndërmjet MSH -së Republikës së Turqisë dhe MSH së Republikës së Kosovës për edukimin e stafit mjekësor.

Për këtë vit është paraparë edukimi i 40 profesionis tëve shëndetësor nga lëmit e ndryshme mjekësore.

Grupi i parë i mjekëve nga Kosova në muajin shkurt ka qëndruar në edukim njëmujor në Turqi, ndërsa momentalisht atje gjendet grupi i dytë. Ndërsa grupi i tretë do të shkoj në fund të majit, kurse grupi i fundit në shtator të këtij viti.

Të gjitha shpenzimet e këtij programi barten nga MSH së Republikës së Turqisë nëpërmjet agjensionit TIKA. Ndryshe, kah fundi i majit do të filloj zbatimi i projektit të Kujdesit Intensiv Qendror me 27 shtretër në hapësirat e QKUK-së. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com