Erdogan: Vendimi i Bundestagut do ketë pasoja serioze në marrëdhëniet turko-gjermane

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se miratimi në Bundestag i projektrezolutës mbi pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 do të ketë ndikim me përmasa serioze në marrëdhëniet me Gjermaninë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se miratimi në Bundestag (Parlamenti Federal i Gjermanisë) i projektrezolutës mbi pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 do të ketë ndikim me përmasa serioze në marrëdhëniet me Gjermaninë.

“Vendimi i Parlamentit Federal të Gjermanisë do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona me këtë vend. Pas kthimit në Ankara, këtë çështje do ta shqyrtojmë me autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe do të vlerësojmë hapat tona të ardhshme”, tha Erdogan nga Kenia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

– Kryeministri Yildirim: Turqia nuk e pranon kurrë këtë p/rezolutë –

Disa minuta pas miratimit të projektrezolutës armene në Bundestag, Kryeministri Binali Yildirim bëri me dije se ambasadori i Republikës së Turqisë në Berlin është thirrur urgjentisht për konsultime në Ankara.

Shefi i qeverisë turke theksoi se vendi i tij nuk e pranon kurrë p/rezolutën në lidhje me pretendimet armene mbi ngjarjet e vitit 1915, miratuar mesditën e sotme në Parlamentin Federal të Gjermanisë.

“E kaluara jonë është e qartë. Ky është një vendim i gabuar. E kaluara jonë nuk ka asnjë ngjarje, që do të na bënte të ulnim kokën nga turpi. Kombi ynë krenohet me të kaluarën e tij. Kemi thirrur menjëherë në Ankara për konsultime ambasadorin turk në Gjermani. Pasi të shohim tekstin e plotë, sigurisht që nuk do të hezitojmë as edhe një sekondë për të bërë hapat e duhura. Ky komb nuk ka marrë urdhra nga askush, s’e ka ulur kokën përballë askujt. Ne përulemi vetëm para Zotit, ne zbatojmë atë çka populli ynë kërkon”, u shpreh ai.

– Zv/kryeminstri Kurtulmus: Gabim historik –

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha se vendimi në fjalë i Bundestagut është krejtësisht i pavlefshëm për Turqinë.

“Miratimi i pretendimeve të shtrembëruara dhe të pabaza është një gabim historik”, shtoi Kurtulmus duke nënvizuar se kjo situatë do të marrë përgjigjen e merituar në çdo platformë.

– Ministri i Jashtëm: Po hedhin baltë mbi historinë e vendeve të tjera –

Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, reagoi ashpër ndaj vendimit të Parlamentit Federal të Gjermanisë duke thënë se “ata nuk mund të mbulojnë njollat e zeza të historisë së tyre duke hedhur baltë mbi historinë e vendeve të tjera”.

– Zëdhënësi i Partisë AK: Vendimi dëmton seriozisht marëdhëniet me Gjermaninë –

Yasin Aktay, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillimi (Partia AK) në pushtet, theksoi se ky zhvillim dëmton seriozisht marrëdhëniet e Turqisë me Gjermaninë.

“Vendimi i Bundestagut nuk është një qëndrim miqësor. Ai ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve”, saktësoi ai.

– Partia kryesore opozitare: P/rezolutë pa asnjë vlerë –

Deputeti Baris Yarkadas i Partisë Popullore Republikane (CHP) e vlerësoi këtë zhvillim me fjalët: “Vendimi në fjalë është pa asnjë vlerë dhe i paqenë. Parlamentet duhet të heqin dorë nga marrja e vendimeve në lidhje me ngjarje historike të tilla.”

Nga ana tjetër, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë po përgatitet që të publikojë një komunikatë të përbashkët në shenjë proteste ndaj Parlamentit Federal të Gjermanisë.

– Votimi në Bundestag pa praninë e Kancelares Merkel –

Bundestagu miratoi sot në mesditë një projektrezolutë, që cilëson si “gjenocid” pretendimet e pabaza armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Gjatë procesit të votimit ra menjëherë në sy mungesa në sallë e Kancelares Angela Merkel, zëvendësit të saj, Sigmar Gabriel dhe e ministrit të Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier.

Por, në një dalje publike pak çaste nga miratimi i p/rezolutës së diskutueshme, Merkel tha se “marrëdhëniet turko-gjermane janë të gjithanshme dhe të fuqishme”.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com