Pas dominimit të skenës politike në Turqi për rreth një dekadë, duket se kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do të vazhdojë dominimin edhe për një kohë të gjatë, shkruan Reuters.
Kjo pasiqë ai i ka hyrë edhe garës presidenciale dhe statistikat flasin për një fitore qind për qind të Erdoganit.
Reuters shkruan se një fitore e radhës e Erdoganit, do të bënte që fuqia politike të koncentrohet më shumë në duart e tij, gjë e cila jo rrallëherë deri tani ka shkaktuar shqetësim edhe tek perëndimi.