Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, në listën e organizatave terroriste të përgatitur nga Këshilli i Ministrave është përfshirë lëvizja Husi dhe organizata Ensaru Sheria.
SANA (AA) – Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur në listën e organizatave terroriste lëvizjen e armatosur Husi, e cila operon në Jemen dhe organizatën Ensaru Sheria, e cila është e lidhur me El-Kaiden, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, në listën e organizatave terroriste të përgatitur nga Këshilli i Ministrave është përfshirë lëvizja Husi dhe organizata Ensaru Sheria.
Në njoftim theksohet se në listën e organizatave terroriste janë përfshirë 83 organizata dhe këto janë bërë publike nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Në listën e organizatave përfshihen edhe organizata e Mëllazërisë Muslimane (Ihvan), Beyt el-Makdis, Mağrib El Kaide etj./aa