Egjipti liron një gazetar të rrjetit Al-Jazeera

0

Egjipti ka liruar një gazetar të rrjetit Al-Jazeera, pasi e mbajti atë pa akuza për 10 muaj në burg.

Abdullah Elshamy ishte në grevë urie që nga janari për të protestuar arrestimin e tij. Prokurorët urdhëruan lirimin e tij për arsye shëndetësore.

Dëshmitarët thonë se Elshamy, dikur në gjendje të mirë shëndetësore, dje dukej në gjendje të dobët shëndetësore ndërkohë që po dilte nga një stacion policie në Kajro.

Abdullah Elshamy është gazetar i gjuhës arabe i rrjetit televiziv Al-Jazeera. Policia e arrestoi atë më 14 gusht të vitit të kaluar ndërkohë që ai mbulonte një protestë nga mbështetësit e Presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi.

Al-Jazeera e mirëpriti lirimin e Elshamy-it dhe tha se ai kishte një përvojë të hidhur në burg. Al-Jazeera falënderoi të gjithë ata që mbështetën Abdullah Elshamy-in, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Bashkimin Evropian.

Al-Jazeera po i bën thirrje Egjiptit që të lirojë tre gazetarë të gjuhës angleze të cilët u burgosën për gjoja përhapje të lajmeve të rreme./voa/. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com