Egjipt, policia arreston edhe 477 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane

0

Egjipt, policia arreston 477 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane në 12 ditët e fundit.

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë arrestuar 477 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane në operacionet e 12 ditëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA)

Numri i të arrestuarve është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Egjiptit të dielën në një deklaratë zyrtare. “Rreth 477 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane dhe protestues njëkohësisht janë arrestuar në krahina të ndryshme të vendit,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit.

Sipas kësaj deklarate gjatë operacioneve të ditëve të fundit janë sekuestruar edhe një numër i madh i armëve të zjarrit dhe janë konfiskuar dhe mbyllur gjatë bastisjeve 12 dyqane për prodhimin dhe shitjen e armëve. Gjithashtu pjesë e operacionet kanë qenë edhe anëtarët e grupimeve të ndryshme që merren me trafikimin e armëve.

Që nga rrëzimi i vitit të kaluar i presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi, qeveria e re e vendit e Egjiptit ka ndërmarrë një fushatë të ashpër për disidentët politikë dhe mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane. Si pasojë në muajt e fundit janë mbajtur protesta të shpeshta në Kajro, por edhe në qytete të tjera të Egjiptit, ku kanë humbur jetën qindra persona dhe mijëra të tjerë mbahen të paraburgosur.

Vitin e kaluar, autoritetet shtetërore egjiptiane e klasifikuan Vëllazërinë Muslimane si një organizatë “terroriste”, duke fajësuar atë për një seri të sulmeve me pasojë vdekjen ndaj zyrtarëve të sigurisë në vend. Ndërsa Vëllazëria Muslimane i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke pretenduar se ajo është e angazhuar për të aktinizmin paqësor. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com