Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Edhe 15 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe e padefinuar
    Lajme

    Edhe 15 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe e padefinuar

    Dija OnlineBy Dija Online18-09-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ende nuk ka një zgjidhje të plotë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, gjë që në vazhdimësi ka shkaktuar debate e polemika të shumta, nëse përdorimi i saj është ose jo i garantuar me Kushtetutë.

    Në nenin 7 të aktit më të lartë juridik thuhet: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e shtetasve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare”.

    Nga ky përkufizim i Kushtetutës nuk theksohet prerazi se zyrtare është edhe gjuha shqipe, por ajo përkufizohet, si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e shtetasve. Edhe si e tillë, përkufizimi që i bëhet në vazhdim ka lë hapësirë për interpretime të ndryshme pasi vazhdim të nenit 7 ajo përkufizohet si zyrtare vetëm se në njësitë e pushtetit lokal, ku pjesëtarët e bashkësive etnike që janë mbi 20 për qind, do të mund të përdorin gjuhën e tyre në komunë, si dhe në komunikimin me pushtetin qendror.

    Mospërkufizimi i qartë dhe interpretimet e ndryshme, kanë shkaktuar në vazhdimësi polemika edhe për përdorimin e saj në nivel qendror.

    Deputetët shqiptarë kanë të drejtë të përdorin gjuhën shqipe gjatë fjalimeve, por nëse njëri prej tyre udhëheq me seancat, atëherë kjo e drejtë u mohohet.

    Ngjashëm është edhe me ministrat shqiptarë, të cilët shqipen mund ta përdorin në ndonjë manifestim rasti, por jo edhe në komunikim zyrtar, madje as në komunikim me deputetët shqiptarë në Kuvend. Partitë në pushtet, disa herë kanë ndërhyrë me zgjidhje ligjore, por pa një zgjidhje përfundimtare.

    “Rregullimi me ligj i përdorimit të gjuhës shqipe nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit, që do të thotë se përdorimi i gjuhës shqipe, edhe pse ka avancime, ka ngelur i hapur dhe duhet që në një të ardhme të afërt ky problem duhet të zgjidhet. Rregullimi i statusit të gjuhës shqipe do të reflektonte pozitivisht në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni”, thotë Rafis Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

    Ai që nga emërimi në këtë post, para dy viteve, asnjëherë nuk ka udhëhequr me seancat e Kuvendit, pikërisht për shkak të pamundësisë së drejtimit të tyre në gjuhën shqipe.

    Lidhur me këtë çështje të pazgjidhur, së fundi është prononcuar edhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili për herë të parë ka theksuar nevojën për zgjidhjen e drejtë të këtij problemi.

    Zaev ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga përdorimi i zyrtar i gjuhës shqipe, edhe në nivel të Republikës. Me këtë ai ka lë për të kuptuar se Lidhja Social- demokrate angazhohet për një përkufizim të ri të përdorimit të gjuhës shqipe.

    “Maqedonasit nuk humbin asgjë nëse dikush fiton të drejtën që në mënyrë të barabartë integrohet në sistemin tonë… Qytetarët nuk humbin asgjë nëse dikush fiton ndonjë të drejtë më shumë. Pra, nuk është aspak e vërtetë se maqedonasit do të humbin nëse shqiptarët fitojnë diçka më shumë… Unë jam i vetëdijshëm për rreziqet nga një qëndrim i këtillë, shumë rreziqe kam ndërmarrë këtë periudhë, por kam vendosur ta ndërmarr edhe këtë rrezik”, ka thënë Zaev.

    Deklarata e Zaevit ka nxitur reagime të shumta në opinion. Nga VMRO-ja e ish- kryeministrit Nikolla Gruevski ka thënë se një gjë e tillë nuk do të kalonte asnjëherë.

    “Një politikë e këtillë anti-maqedonase nuk do t’ju kaloj…Ju jeni të gatshëm të hiqni dorë nga idealet dhe ëndrrat e gjeneratave maqedonase, vetëm që të vini në pushtet. Ne shumë mirë e dimë se numri më i madh i mbështetësve të LSDM-së nuk mbështesin politikat e tuaja humbëse dhe antikombëtare. Prandaj, ata nuk do të rrinë duarkryq, por do ta dënojnë politikën tuaj, e cila ka për qëllim ri-definimin e Maqedonisë”, ka thënë Ilija Dimovski, kryetar i Grupit Parlamentar të VMRO-së.

    Përveç VMRO-së, reagime ka pasur edhe nga intelektualë maqedonas, të cilët e zyrtarizimin e shqipes e shohin si humbje të sovranitetit dhe rrënim të themeleve të shtetit maqedonas.

    Bashkim Selmani, njohës i çështjeve juridike dhe profesor në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështjet ndëretnike, gjithmonë janë ngritur apo u kanë shërbyer partive për qëllime politike. Ai uron që deklarata e Zaevit, të mos jetë vetëm për qëllim të përfitimit të votave të shqiptarëve, pasi çështja e gjuhës duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë.

    Për moszgjidhjen e këtij problemi, Selmani fajëson, para së gjithash partitë shqiptare të cilat, sipas tij, edhe 25 vjet demokraci nuk arritën të imponojnë zgjidhjen e drejtë të çështjeve shqiptare.

    “Mendimi im është se Zaevi nuk e ka thënë për shkak se i vlerëson apo i do shqiptarët, por më tepër e ka menduar si një të drejtë që e respektojnë shumë shtete. Mendimi i tij ka kahe perëndimore, pasi e sheh se pengesë për shtetin mostrajtimin e duhur të të drejtave të shqiptarëve. Ai me këtë jep sinjal se duhet të respektohen të drejtat që na takojnë me konventat dhe me ligjet”, thotë Selmani.

    Ai shton se modeli më i mirë i mbylljes së çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, duhet të jetë Kosova, ku në gjithë territorin e saj, përveç gjuhës shqipe, zyrtare është edhe gjuha serbe.(REL)


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePërmbytje në Durrës. Bllokohen nga uji disa akse rrugore
    Next Article Rusët votojnë për zgjedhjet parlamentare
    Dija Online

    Related Posts

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025

    Maqedonci pret homologun zviceran – në fokus diaspora dhe bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Zvicër

    08-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.