Gjermania vazhdon të përballet me numër të madh azilkërkuesish nga vendet të përfshira në luftime por edhe nga tashmë rajoni i paqësuar i Ballkanit Perëndimor për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike e sociale.
Të dhënat më të reja të Ministrisë së Brendshme gjermane thonë se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani është dyfishuar.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria është 12 herë më i madh, nga Maqedonia më shumë se dy herë, nga Bosnja e Hercegovina është katërfishuar e nga Serbia po ashtu më shumë se dy herë.
Të dhënat e kësaj ministrie thonë se nga 954 azilkërkues kosovarë sa kishte në periudhën Janar-Maj në vitin 2013, në të njëjtën periudhë të këtij viti numri i tyre është rritur në 1722, ndërsa nga Shqipëria nga 210 sish është rritur në 2629.
Parlamenti gjerman momentalisht është duke debatuar për propozim-ligj të hartuar nga qeveria e re e koalicionit me të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor do të cilësohen si ‘vende të sigurta’ që do të thotë se qytetarët e vendeve të kë tij rajoni më nuk do të kenë të drejtë për statusin e refugjatëve në
Gjermani. /Telegrafi/