Disa fjalë rreth llojeve të dashurisë

0

Një kohë kur armiqtë e Islamit dëshironin të sulmonin vendet islame, dërguan një vëzhgues të fshehtë të shoh gjendjen e muslimanëve dhe të marrë informata për ta.

Derisa ai ishte duke ecur në njërën nga rrugët e qytetit, i pa dy djelmosha që kishin në duar të tyre shigjeta, njëri nga ata dy ishte ulur dhe qante, iu afrua atij dhe e pyeti se pse po qan. Djaloshi iu përgjigj duke qarë: “Unë e kam gabuar cakun…” pastaj ai vazhdoi se qari… Spiuni i tha atij: “Nuk prish punë merre një shigjetë tjetër dhe qëlloje cakun!”. Djaloshi përgjigjet i hidhëruar: “Armiku mua nuk më pret derisa ta marrë një shigjetë tjetër dhe ta qëlloj”.

Vëzhguesi u kthye te populli i tij dhe u tregoi se çfarë kishte parë, pastaj kuptuan se nuk ka ardhur koha e përshtatshme që të sulmohen muslimanët…

Pasi kaluan disa vite dhe kur gjërat ndryshuan, armiqtë e Islamit vendosën prapë t’i sulmojnë muslimanët. Dërguan një vëzhgues tjetër që të sjellë informata rreth gjendjes së muslimanëve. Kur hyri në vendin e muslimanëve pa një të ri me një veshje të çuditshme të ulur dhe duke qarë. Iu afrua atij dhe e pyeti për shkakun se pse qan? Ai ngriti kokën dhe iu përgjigj me një zë të dhimbshëm: “Se e dashura e tij që ky ia kishte falur zemrën asaj e kishte lënë dhe tani ajo po e do dikë tjetër”, pastaj vazhdoi të qajë…!!

U kthye vëzhguesi te populli i tij duke i përgëzuar…

Me të vërtetë fuqia e umetit islam varet nga përmbajtja e tyre për librin e Allahut dhe sunetit të Profetit të Tij (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!).

Derisa dashuria është baza e çdo gjëje, pikënisja e saj dhe esenca e çdo lëvizjeje që e manifeston njeriu për këtë edhe vendi i saj është zemra e që zemra është esenca e njeriut të mirë ose të keq, nga këtu vërehet rëndësia e kësaj çështje dhe domosdoshmëria e të përkushtuarit dhe sqarimit të saj.

Dashuria është natyrshmëri e njeriut, ajo është nga veprat e zemrës, prandaj ajo njihet që nga koha kur ekziston njeriu.

Duke u nisur nga ky fakt edhe Islami kur zbriti i përkushtoi rëndësi kësaj gjëje dhe e vuri në binarë të shëndosha këtë natyrshmëri të njeriut, ku e ndërlidhi që dashuria e njeriut në përgjithësi ndaj të tjerëve të jetë për hir të Allahut.

Për këtë dashuria ka shumë kuptime, forma dhe lloje:

– Dashuri e obliguar ose e domosdoshme: Sikurse Dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij dhe e asaj që hyn në të si dashuria për hir të Allahut .

– Dashuri e lejuar si ajo që është e natyrshme si dashuria e prindërve, gruas, fëmijës, familjes, etj.

– Dashuri e ndaluar (haram) si ta duash sikur Allahun dikë tjetër. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “E nga njerëzit ka që në vend të Allahut besojnë në idhuj, që i duan ato (idhuj) sikurse Allahun …” Bekare, 165.

Ky lloj i dashurisë është shirk dhe quhet shirku i dashurisë dhe ajo është disa shkallë që varet se sa është i lidhur ai me atë të dashur që e adhuron sikur Allahun.

Përktheu: Alaudin Abazi 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com