Dalja e Britanisë nga BE-ja rrezikon ekonominë evropiane

0

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sot se pasiguria lidhur me referendumin britanik rreth anëtarësisë së këtij vendi në bllokun evropian në qershor paraqet një rrezik “të konsiderueshëm” në pikëpamjet e ekonomisë evropiane.

“Rreziqet që lidhen me zhvillimet e brendshme në BE mbesin të konsiderueshme, siç është pasiguria e referendumit të Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja”, thuhet në parashikimin ekonomik për pranverëtë BE-së.

Kjo çështje gjithashtu paraqet rrezik edhe për ekonominë e Britanisë së Madhe.

Britania e Madhe voton më 23 qershor në një referendum që do të përcaktojë nëse ajo do të mbetet anëtare e BE-së, apo do të dalë nga blloku prej 28 vendeve anëtare.

BE ka ulur parashikimet e saj për ekonominë britanike, duke thënë se “rritja parashihet që të ngadalësohet në vitet 2017.

Sipas parashikimeve, rritja vjetore e ekonomisë britanike do të jetë 1.8 për qind në vitin 2016 dhe 1.9 për qind në vitin 2017, krahasuar me parashikimet e mëhershme të muajit shkurt, ku thuhej se rritja për të dyja vitet do të ishte 2.1 për qind.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com