Çmimet e karburanteve në Ballkan, rënia më e madhe në Kosovë, Serbi dhe BeH, në Shqipëri ulje e pandjeshme

0

Çmimet e karburanteve në tregun botëror kanë arritur nivelin më të ulët në disa vite të fundit duke u reflektuar kështu drejtpërdrejt në çmimet e naftës në rajonin e Ballkanit, gjë të cilën e kanë mirëpritur qytetarët e zakonshëm të cilët ndodhen thellësisht të përfshirë nga problemet e përditshme ekonomike dhe sociale. Çmimet e karburanteve më shumë do ti ndjejnë buxhetet e qytetarëve të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ekspertët ekonomik besojnë se rënia e çmimeve të karburanteve, e cila është regjistruar gjatë disa javëve të fundit, në mënyrë pozitive mund të ndikojë si në konsum ashtu edhe në standardet jetësore të qytetarëve.

– Çmimet e karburanteve në Kosovë shënojnë rënie prej 10 deri 15 për qind –

Ulja e çmimeve në tregun botëror ka ndikuar edhe në uljen e çmimeve të karburanteve edhe në Kosovë, ka deklaruar për AA, Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës dhe pronar i pompave Diloni Benz. “Para dy javësh, çmimi i euro diezelit, në pompat e mia ishte 1,15 euro. Javën e kaluar ka rënë në 1.10 euro, kurse së fundit, në këto shtatë ditët e kaluara ka shënuar edhe një rënie dhe aktualisht është 0.99 euro për litër”, tha Berjani.

Ai theksoi se kjo rënie nuk është e njëjtë gjithkund për shkak se në Kosovë mungon rregullatori i çmimeve të naftës i cili do të ndikonte në formimin standard dhe transparent të karburanteve dhe jo vetëm kjo, por edhe do të kontrollohej cilësia gjatë importit të karburanteve, në kufi dhe rezervat shtetërore të ndahen në mënyrë të barabartë.

Sa i përket çmimit të euro-benzinës prej 95 oktanëve, ai tha se, në Diloni Benz aktualisht një litër kushton 1.02 euro kurse, super-benzina pa plumb prej 98 oktanëve, kushton 1.05 euro.

Ndërkohë pompat e karburanteve të zinxhirit Petrol Company, njërit ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, çmimet janë 1.03 euro për një litër euro-diezel, kurse çmimi i benzinës 95 oktan ishte 1.04 euro. Javë më parë, kjo pompë i kishte çmimet më të larta për 10%, kurse pompa tjetër Valoni Petrol, aktualisht e shet euro-diezelin dhe euro-benzinën 95 oktan e shiste për një çmim, 1.01 euro për litër.

Evidente është se, çmimi i karburanteve në Kosovë, në këto dy javët e fundit ka shënuar rënie prej 10 deri 15%, por edhe çmimi i karburanteve dallon nga pompa në pompë dhe nuk ka një çmim të unisuar.

– Shoferët në BeH për një rezervuar mund të kursejnë rreth 15 euro –

Vahida Crnaliç, Zyrtare e Lartë për regjistrimin e ndryshimeve të çmimit në Ministrinë e Tregtisë të Federatës së BeH, ka deklaruar për Anadolu Agency (AA) se çmimet e karburanteve në Federatën e BeH nga 25 dhjetori do të bien nën 2 KM, apo 1,02 euro, madje edhe deri 0,99 euro.

Ndërkohë, ndërmarrja shoqërore “Auto-moto e BeH” (BIHAMK), që rregullisht përditëson informacione mbi çmimet e karburanteve në BeH dhe vendet e tjera të Evropës dhe botës, tregon se në tregun e BeH çmimi i benzinës 95 është 1,02 euro për litër, sa një litër benzinë.

Ndërkohë, çmimi mesatar i karburantit në Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të dhjetorit të këtij viti ishte prej 1,17 – 1,25 euro. Sipas kësaj, çmimet e naftës në BeH për një muaj ka shënuar një rënie prej 0,15 – 0,23 euro. Pas rënies së çmimeve gjatë disa javëve të fundit, shoferët në BiH për një rezervua mund të kursejnë rreth 15 euro.

– Në Serbi, çmimet e karburanteve për një muaj bien për 0,10 euro –

Sipas të dhënave të Shoqatës së kompanive të naftës në Serbi për muajin e kaluar, çmimi mesatar i benzinës në shumicën e pompave është më i ulët për 11,9 dinarë, apo 0,09 euro, i diezelit 0,06 euro, ndërsa i autogazit për 0,05 euro për litër. Por, pas Vitit të ri pritet një rritje e çmimeve për 5 dinarë, apo 0,04 euro, për shkak të çmimeve në rritje të akcizës.

Që nga fillimi i dhjetorit Industria e Naftës e Serbisë (NIS) për të shtatën herë ka ulur çmimin e karburantit, dhe në qoftë se shikohet periudha nga 1 nëntori, çmimet e benzinës në pompat e NIS-it janë më të ulëta për 0,13 euro, ndërsa të naftës për 0,08 euro për litër.

Aktualisht në pompat e NIS-it Euro-premium BMB 95 kushton 1,09 eurp, për Euro BMB 98 duhet të ndahen 1,19 euro, për Premium Euro-disel 1,2 euro dhe për Euro dizelin 1,18 euro për litër.

Ndër vendet e tjera të rajonit, çmimet e karburanteve në Malin e Zi nga e mërkura javën e fundit kanë rënë për 5-7 cent.

Rënia konstante e naftës në bursat botërore ka shkaktuar uljen e çmimeve të derivateve të naftës edhe në Mal të Zi. Kështu një litër të eurosuper BMB 98 do të kushtojë 1,18 euro, ndërsa eurosuper BMB 95 do të kushtojë 1,15 euro. Një litër naftë kushton 1,08 euro, që është gjashtë cent më pak nga llogaritja e fundit e çmimeve. Çmimet e karburanteve në Malin e Zi prej kohësh kanë qenë më të lartat në rajon. Duke pasur parasysh se çmimi aktual i BMB 95 është 1,15 euro, për herë të fundit çmimet e ngjashme të naftës janë regjistruar në mars të vitit 2010.

– Në Kroaci rënia e çmimeve të karburantit nën kufirin “psikologjik” –

Ngjashëm si në Malin e Zi çmimet e karburantit në Kroaci vazhdojnë të bien, ndërsa për herë të parë pas katër vitesh Eurosuper në pompat e INA-s ka rënë nën kufirin “psikologjik” prej nëntë kuna apo 1,17 euro. Kështu të martën çmimi i benzinës më të shitur Eurosuper 95 ka rënë në krahasim me ditët tjera për 31 qind dhe arriti në 8,90 kuna apo 1,16 euro. Çmimi i naftës BS është 1,1 euro, ndërsa dzel BS Class është 10 lipa më i shtrenjtë për litër, ndërsa më i shtrenjtë në pompat e INA-s është Eurosuper 98 dhe çmimi i tij është 1,18 euro.

Pas uljes së çmimeve në dy muajt e fundit, shoferët e makinave në Kroaci në një rezervuar mund të kursejnë rreth 10 euro. Në qoftë se çmimi krahasohet me atë të verës, diferenca është edhe më e madh dhe arrin deri në 15 euro.

Në Shqipëri, gjithashtu, që në fillim të dhjetorit 2014, është regjistruar rënia e çmimeve të karburanteve. Pra, në javën e parë të dhjetorit një litër diezel ka kushtuar 177 lekë, apo 1,26 euro. Një javë më pas, përkatësisht deri 15 dhjetor, një litër diezel ka kushtuar 172 lekë, apo 1,23 euro. Çmimi i naftës ka vazhduar të bjerë edhe pas gjysmës së parë të dhjetorit, kështu që më 22 dhjetor çmimi i benzinës për litër ka qenë 167 lekë, apo 1,19 euro.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare për Maqedoninë, çmimi i benzinës 95 është 65,50 denarë, apo 1,06 euro, i benzinës 98/100 67,00 denarë apo 1,09 euro dhe çmimi i dizelit për litër 56,00 denarë, apo 0,91 euro.

Nga ana tjetër, në Evropë, karburant më të shtrenjtë paguajnë qytetarët e Norvegjisë, të cilët për një litër të eurosuper 95 duhet të ndajë 1,7 euro, ndërsa eurosuper 98 kushton 1,78 euro dhe eurodizel 1,57 euro. Çmimet më të ulëta të karburanteve janë në Rusi, ku qytetarët e këtij vendi për një litër të eurosuper 95 ndajnë 55 cent, ndërsa për eurodizel 53 cent.

– Trendet diktojnë tregu botëror –

Megjithatë, ekspertët nuk mund të ofrojë përgjigje të saktë për pyetjen nëse tendenca e rënies së çmimeve do të vazhdojë në muajt e ardhshëm dhe nëse çmimet e naftës do të mbesin në nivelin ekzistues. Shumica pajtohen se pothuajse çdo gjë varet nga zhvillimet në botë dhe në tregun global të naftës, i cili në muajt e fundit është bërë shumë i paparashikueshëm.

Përndryshe çmimi i naftës më 23 dhjetor në tregun botëror ishte 55 dollarë amerikan, që është ndejshëm më i ulët në krahasim me periudhën e mëparshme. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com