Cliff: Mungesa e sundimit të ligjit është duke e dobësuar Kosovën

0

Prishtinë, 16 janar – Dështimi për të adresuar si duhet problemin e sundimit të rendit dhe të ligjit mund ta ngadalësojë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff. Gjatë një vizite të bërë “Kohës Ditore”, të mërkurën, Cliff ka potencuar faktin se mungesa e sundimit të ligjit është duke dobësuar shtetin e Kosovës. Përsëritja e zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës Veriore, sipas Cliffit, nuk do të duhej të vononte krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas tij, ekipet menaxhuese duhet të hartojnë statutin në pajtim me të gjitha palët e përfshira dhe krijimin e mundësisë që aty të marrin pjesë të gjitha 10 komunat serbe. Fakti se në vitin 2014 mbahen zgjedhjet nacionale, sipas Cliffit, nuk duhet zhvendosur vëmendjen nga problemet ekonomike dhe nga krijimi i vendeve të reja të punës. Sa u përket vendeve të rezervuara për minoritetet, ambasadori Cliff ka thënë se me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, lidershipi i PDK-së dhe ai i AAK-së në vija të përgjithshme janë pajtuar që ato të vazhdohen edhe për një mandat. Ndërkaq LDK-ja, sipas tij, ka qenë me dy mendje

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com