Në oborrin e xhamisë në fshatin Turi afër Bujanovcit, gjatë punimeve, janë gjetur materialë shpërthyese.
Deri me tash janë nxjerrë 12 mina hedhës, 3 mina tromblone, 720 plumba dhe 6 mbushje me barut për mina hedhës, raportojnë mediat serbe.
Armët i ka gjetur pronari i kompanisë që është angazhuar për riparimin e këtij objekti. /Indeksonline/