Britani, studentja muslimane vritet për shkak të shamisë

0

Një grua që vdiq pasi u sulmua në një shteg këmbësorësh, duket të ketë qenë në shënjestër vetëm për shkak të veshjes së saj myslimane, ka bërë të ditur policia në Colchester, Essex – Angli.

Gruaja, e cila ishte në të tridhjetat, kishte veshur një mantel blu dhe një shami.

Policia zbuloi se ajo ishte një studente saudite, shkruan DailyMail. Ndihma e shpejtë kishte tentuar që t’ia shpëtojë jetën por ajo vdiq në vendin e ngjarjes pasi që kishte pësuar lëndime si në kokë po ashtu edhe në pjesë të tjera të trupit.

Detektivja Tracy Hawkings tha se oficerët janë duke tentuar që të gjejnë motivin e sulmit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veshja e saj do të ketë qenë motivi i sulmit dhe kjo është pista kryesore e hetimeve. ”

Detektivët vërtetuan se në trupin e saj u gjetën lëndime dhe plagë të shkaktuara me thikë.
Detektivët thonë se besojnë që gruaja e re, me kombësi saudite, u vra brutalisht në një sulm me thika, pasi ajo ishte në shënjestër për shkak të hixhabit të saj.

Policia tha se ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të fytyrës dhe plagët me thikë në trupin e saj.

Ngjarja u konsiderua si një incident shumë i madh, dhe për më tepër pasi që u zhvillua gjatë ditës dhe jo gjatë natës.

Një burrë 52 vjeçar ishte arrestuar, si i dyshuar se kishte lidhje me rastin. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com