Shiu i dendur që kanë rënë gjatë muajit të fundit kanë bërë që Liqeni i Batllavës të arrijë gati pikën maksimale.
Tek penda e liqenit vërehet se ujit edhe rreth tri-katër metra do të arrijë pikën maksimale.
Përfaqësues të Institutit Hidrometeorologjik kanë raportuar se gjatë kësaj jave pritet vazhdimi i të reshurave, çka do të ndikojë në rritjen nivelit të ujërave në liqenet akumuluese.