Berlini po ndërton ndërtesën e parë xhami-kishë-sinagogë

0

Berlini po mendon se është duke bërë historinë, pasi që kanë filluar idenë e ndërtimit të një ndërtese të përbashkët ku do të ketë një xhami, një sinagogë dhe në kishë.

Ndërtesa e quajtur “House of One” në Petriplatz, vendlindja mesjetare e Berlinit, ka për synim të jap një kapitull të ri dhe “shpresëdhënës” të historisë së shumëllojshme të këtij qyteti.

Dizajni fitues, nga Wilfried Kuehn, është një ndërtesë me tulla, me një kullë të gjatë e të rrumbullakët në mes, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Nën të do të jenë shtëpitë e besimtarëve për të tri besimet.

“Çdonjëra nga tri hapësirat do të jetë e një madhësie të njëjtë por e një forme të ndryshme”, ka thënë arkitekti Wilfried Kuehn.

“Hapësirat janë të dizajnuara në përputhje me nevojat fetare. Për shembull, xhamia dhe sinagoga kanë nga dy kate, ndërkaq, kisha ka vetëm një të tillë”, ka thënë ai. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com