BE-SHBA: Nënkontraktuesi rus ndërmjetës i naftës mes ISIS-it dhe Asadit

0

George Haswani, biznesmeni sirian dhe nënkontraktuesi i kompanisë ruse Stroytransgaz, është gjetur në listën e zezë të SHBA-ve dhe BE-së.

Hetimet e kryera nga institucionet kompetente të Bashkimit Evropian (BE) konfirmojnë se biznesmeni sirian George Haswani është ndërmjetësi kryesor në tregtinë e naftës ndërmjet organizatës terroriste DAESH dhe regjimit sirian të presidentit Bashar al-Assad, dhe që gjithashtu ka kontratë bashkëpunimi me një kompani ruse të energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas rrëzimit të avionit ushtarak rus javën e kaluar, që kishte shkelur hapësirën ajrore turke në zonën e saj të kufirit jugor, zyrtarët rusë kanë ngritur disa pretendime, që një numër vendesh, përfshirë edhe Turqinë, blejnë naftë nga DAESH-i, për të cilat deri më tani nuk ka kurrfarë dëshmish, por të dhënat e marra nga organet relevante ndërkombëtare për këtë çështje, tregojnë të kundërtën.

Në seancën e 7 marsit të Këshillit të Ministrave të BE-së këtë vit, kanë futur sanksione kundër një numri të personave juridik dhe fizik për bashkëpunim me DAESH-in, kurse lista e zezë hedh drejtë edhe mbi kanalet e tregtisë të naftës së DAESH-it.

Biznesmeni sirian Haswani gjendet në listën e zezë, ndërsa bëhet fjalë për bashkë-pronarin e kompanisë për projektim dhe ndërtim HESCO.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com