Bartja e shamisë në shkolla, lejohet nga 1 shtatori?

0

Nxënëset të cilat kanë shprehur dëshirën që të mbulohen, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë nga frika se mund të përjashtohen nga shkollat publike, nga shtatori nuk do ta kenë më një frikë e tillë.
Pretendohet se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kanë arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Partia e këtij të fundit, pretendohet se është pajtuar të hyjë në koalicion parazgjedhor me PDK-në, me kushtin e vetëm që të lejohet shkollimi i nxënëseve me mbulesë.

Këtë kusht e ka pranuar partia e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi.

Me t’u arritur ky pajtim, asnjë femër me mbulesë nuk do të pengohet që ta ndjekë mësimin në shkollat publike në vend.

Kjo është konfirmuar edhe nga anëtari i kryesisë së Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca. Ai ka thënë për gazetën Tribuna se që nga arritja e marrëveshjes, të gjitha femrat me mbulesë janë lejuar që t’i ndjekin mësimet. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com