Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Avokati i Popullit kërkon nisjen e hetimeve ndaj KEDS-it për kontrollet e paautorizuara
    Lajme

    Avokati i Popullit kërkon nisjen e hetimeve ndaj KEDS-it për kontrollet e paautorizuara

    Dija OnlineBy Dija Online18-07-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokati i Popullit ka publikuar raportin me rekomandime lidhur me kontrollet e paautorizuara të KEDS-it në pronat private dhe hapësirat e banimit të konsumatorëve, i cili është bazuar në ankesa të qytetarëve lidhur me këtë çështje.

    Qëllim i këtij raporti është njoftimi i Prokurorisë së Shtetit për pretendimet lidhur me kontrollet e paautorizuara në pronat private dhe hapësirat e konsumatorëve nga ana e KEDS-it, si dhe tërheqja e vëmendjes së KEDS-it, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.

    Avokati i Popullit, menjëherë pas pranimit të ankesës nga ankuesi i parë, më 29 janar 2016 pati kërkuar nga KEDS-i vendosjen e masës së përkohshme, me të cilën rekomandohej pezullimi i aktiviteteve të KEDS-it në kontrollimin e banesave, për shkak se kontrolli i paautorizuar i banesës mund të shkaktojë shkelje të së drejtës në privatësi.

    Më tutje, Avokati i Popullit dhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, kanë pasur korrespodencë, për të cilën janë mbajtur të njoftuar me kopje edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, nga të cilët, Avokati i Popullit nuk ka pranuar asnjë reagim.

    “Avokati i Popullit ka analizuar dispozitat e ligjeve, rregullave dhe procedurave të cilave u referohet KEDS-i dhe ka konstatuar se, kundrejt pretendimeve të kundërta – të ankuesve në njërën anë dhe në anën tjetër KEDS-it, si palë përgjegjëse -mbetet kompetencë e prokurorive përkatëse për të kryer hetime, rreth mënyrës se si KEDS-i i ka kryer kontrollet nëpër pronat e konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

    Avokati i Popullit ka rikujtuar se “kontrollet në objektet private për dyshime të veprave penale mund të bëhen vetëm me urdhër gjyqësor nga ana e policisë, duke respektuar Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale Nr. 04/L-123, përkatësisht, në pajtim me nenin 105 dhe 108 të Kodit. Avokati i Popullit, po ashtu, rikujton se kontrollet e kundërligjshme janë të sanksionuara me nenin 201, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nr.04/L-082”.

    “Avokati i Popullit tërheqë vëmendjen e KEDS-it, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Zyrës së Rregullatorit për Energji se kontrollet eventuale të paautorizuara, paraqesin shkelje të së drejtës së privatësisë, të garantuar me nenin 36, paragrafi 1 dhe 2, të Kushtetutës së vendit. Po ashtu, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), garanton të drejtën në respektimin e jetës private dhe familjare”, thuhet më tej në njoftim.

    Avokati i Popullit tërheqë vëmendjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji në nenin 3, paragrafin 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thuhet se: “Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektim të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

    Së këndejmi, duke u nisur nga parimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të autoriteteve, Avokati i Popullit, jep disa rekomandime, ku ndër të tjera i rekomandon Zyrës së Kryeprokurorit të Kosovës të kërkojë nga prokuroritë kompetente themelore fillimin e hetimeve ndaj zyrtareve përgjegjës të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, lidhur me kontrolle të paautorizuara, nëpër hapësirat e banimit dhe të pajisjeve elektrike, që janë pronë e konsumatorëve.

    “Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike: a. të ndërpresë hyrjet e paautorizuara në banesa ose në cilindo objekt privat, për kontrollimin eventual të pajisjeve elektrike, pronë private e konsumatorëve. b. të avancojë rrjetin e shpërndarjes dhe të instalimeve në atë mënyrë që të jetë në gjendje të kontrollojë humbjet e energjisë elektrike, duke i evituar në tërësi kontrollet në pronat e konsumatorëve, në veçanti kontrollet brenda hapësirave të banimit të konsumatorëve; dhe c. në rastet kur ka dyshime për keqpërdorim apo humbje të energjisë elektrike, të kërkojë nga organet kompetente fillimin e hetimeve”, rekomandon Avokati i Popullit.

    Ndërsa, rekomandimi i tretë është që Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyra e Rregullatorit për Energji të mbrojnë të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, “ashtu sikur që është përcaktuar me Kushtetutë, në raport me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, e cila si kompani private ushtron një autorizim publik në Republikën e Kosovës”.

    Ky raport i plotë i është drejtuar më 14 korrik 2016 Aleksander Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit, George Karagutoff, Drejtor i Përgjithshëm në KEDS, Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Enver Halimi, Zyra e Rregullatorit për Energji.

    Po ashtu, për Raportin, janë vënë në dijeni: Habit Hajredini, Zyra për Qeverisje të Mirë pranë zyrës së Kryeministrit dhe Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

    Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Avokati i Popullit pret të informohet për veprimet që do të ndërmerren, si përgjigje ndaj rekomandimeve në këtë Raport, brenda një afati të arsyeshëm kohor, por jo më vonë se deri më 15 gusht 2016.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleMinistria e Punëve të Brendshme shkarkon nga detyra 8 777 vetë
    Next Article Lira turke shënon rritje në krahasim me vlerën e djeshme
    Dija Online

    Related Posts

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    02-07-2025

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    02-07-2025

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    02-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Si të zgjedhësh shalqinin e duhur sa herë që bler – pa gabuar kurrë!

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.