Policia e Kosovës nga aksioni në Pejë ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për 38 milionë euro kontrabandë me naftë nga Mali i Zi.
Aksioni në Pejë për kontrabandë me naftë
Burime të gazetës Express kanë treguar se ky aksion është duke u zhvilluar për kontrabandë të naftës.
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion policorë në Pejë. Ky aksion ka për qëllim bastisjen e disa lokacioneve në këtë qytet.
Fillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu. Ai nuk ka thënë shumë detaje por vetëm ka thënë se ky aksion ka nis në mëngjes.
“Krejt çfarë mund të ju them është se në rajonin e Pejës është duke u zhvilluar një operacion i Policisë në koordinim me Prokurorinë kompetente”, ka thënë Sadriu.