Albayrak: Turqia ka një rol të rëndësishëm në rajon dhe mbarë global

0

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak tha se Turqia nënkupton një rol shumë të rëndësishëm në rajon dhe kuadër global.

Albayrak, në fjalimin e mbajtur drejtuar të rinjve në Samitin e Turqisë Rinore, bëri të ditur se ata duhet të kuptojnë se janë brezi më i rëndësishëm në periudhën më kritike të 100 viteve të fundit.

Ai nënvizoi se Turqia këto 12-13 vitet e fundit ka shfaqur një histori suksesi të jashtëzakonshme. Ai tha se gjatë kësaj periudhe, pjesa më e madhe e buxhetit është veçuar për mbrojtjen dhe ka hedhur hapa shumë të rëndësishme që në epokën e njohurisë Turqia të transferohet në epokën e konkurrencës, Ai z shpreh se frutat e kësaj do të merren më pas.

Albayrak shpjegoi gjithashtu se Turqia në aspektin energjetik është e detyruar të bëjë lëvizje shumë të rëndësishme. Ai theksoi se tashmë Turqia ka ardhur në atë pikë ku mund të prodhojë mjetin ajror pa pilot që mbart armë, mjet i cili prodhohet vetëm nga disa vende në botë.

Ai bëri të ditur se Turqia i ka mbijetuar disa krizave të mëdha, por ajo ka ditur të dalë gjithmonë e fortë nga ato.

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore i bëri një vlerësim edhe punimeve në lidhje me kushtetutën e re.

“Populli turk ka arritur suksese të mëdha në periudha kur ka pasur liderë të fuqishëm. Edhe në këtë periudhë kur duhet me patjetër të nxjerrim mësim nga shembujt e historisë, është i rëndësishëm më shumë se kurrë që të vihet në jetë një kushtetutë e re e bazuar në kritikat e sistemit” tha Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com