Aktakuzë ndaj 60 zyrtarëve

0

Brenda pak ditësh pritet që për herë të parë të ngrihen aktakuza ndaj 60 zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët nuk kanë deklaruar, apo edhe kanë bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë.
Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se tashmë ka vënë nën “llupën” e saj këta zyrtarë, të cilët pritet që shumë shpejt të përballen me drejtësinë, pasi janë denoncuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Koordinatorja Nacionale Kundër Korrupsionit, Laura Pula, i ka konfirmuar gazetës “Zëri” se prokurorët e shtetit janë të aktivizuar në lëndët që ka proceduar Agjencia Kundër Korrupsionit për zyrtarët e shtetit, të cilët kanë bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë, apo nuk e kanë deklaruar fare pasurinë e tyre. /zeri/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com