Kryetari i trupit gjykues nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar e ka shpallur fajtor të pandehurin Rexhep Ajeti, nga fshati Strezovc, Komuna e Kamenicës, për shkak të veprës penale ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur. Ndaj të pandehurit Rexhep Ajeti, është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënimi plotësues marrja e lejes së vozitjes në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetëve, raporton rajonipress.
I pandehuri Rexhep Ajeti, është shpallur fajtor për këtë vepër penale, ngase i njëjti më datën 15.04.2014, në Kamenicë, duke mos i respektuar dispozitat ligjore dhe duke e drejtuar automjetin në gjendje të dehur me alkool, e kishte goditur me automjetin e tij të ndjerin Jahi Maliqi, oficer i Policisë së Kosovës, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, me ç’rast i njëjti për shkak të kësaj goditje përplaset për toke dhe si pasojë e plagëve të marra, i njëjti nuk ka mundur të mbijetojë./rajonipress/
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim