AKR kërkon debat publik për Trepçën

0

Aleanca Kosova e Re, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën se si po trajtohet Trepça.
Në një komunikatë dërguar mediave thuhet se AKR-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të japë llogari para qytetarëve të vendit se pse ende edhe pas një viti e gjysmë nuk ka ligj për Trepçën.
“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta dinë se çka është duke u bërë me gjigandin më të madh ekonomik t? Kosovës, Trepçën”, thuhet në komunikatë.
AKR thotë se duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e kapaciteteve dhe njohurive të kësaj qeverie për një zgjidhje të qëndrueshme për Trepçën, kërkon që lidhur me problemin e kësaj ndërmarrje dhe modalitetet e zgjidhjes përfundimtare të statusit të saj të organizohet një debat publik ku do të merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, shoqëria civile, minatorët dhe grupet tjera të interesit.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com