Deklarimet e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se duhet të rishikohet marrëveshja e Bllokut dhe se posti i kryeministrit duhet t’i takojë LDK-së, kanë marrë përgjigjen e AAK-së.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se insistimi befasues i LDK-së për postin e kryeministrit është kundër Bllokut. “Insistimi befasues dhe arrogant i LDK-së për kryeministër është kundër Bllokut. Nuk do të ketë marrëveshje të re ku parashihet spostimi i Ramushit vetëm pse nuk u zgjodh Isa kryeparlamentar. Të njëjtat parti jemi nga qershori, me të njëjtin rezultat zgjedhor”, ka thënë Arifi për Gazetën “Blic”.
Sipas këshilltarit të Ramush Haradinajt, marrëveshjet serioze dhe të sinqerta nuk bëhen duke i qitur partnerët para aktit të kryer.
Ky reagim i Avni Arifit ka ardhur pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti se atyre u takon posti i kryeministrit.
Hoti ka thënë sot se “marrëveshja e koalicionit LDK, AAK, NISMA dhe VV duhet të pësojë ndryshime dhe se kandidat për kryeministër do të jetë Isa Mustafa. Ai gjithashtu ka thënë se udhëheqja e LDK-së po kërkon mbështetjen evropiane për qeverisjen e re të Kosovës.
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim