Zëdhënësi i fondit ndërkombëtar të OKB për fëmijët UNICEF paralajmëroi mbi rrezikun e vdekjes që u kanoset 200 mijë fëmijëve të Somalisë për shkak të mungesës së theksuar të ushqimeve dhe medikamenteve.
Kristof Bulirak ka thënë: Me ndërprerjen e mundshme të shërbimeve spitalore dhe shëndetësore si dhe mungesën e ushqimeve, janë krijuar probleme tragjike dhe katastrofike për popullin somalez, situatë e cila kërcënon më shumë fëmijët. UNICEF duke bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare plotëson 70% të shërbimeve kurative dhe spitalore në Somali të cilat përfshijnë plotësimin e nevojave për medikamente, vaksina dhe pagat e punonjësve të sektorit shëndetësor. Ai ndër të tjera deklaroi se UNICEF për të vazhduar misionin e tij në ndihmë të fëmijëve dhe femrave në Somali ka nevojë për një buxhet prej 15 milion dollarësh që deri tani është plotësuar vetëm 10% e kësaj shume.
Previous ArticleErdogan paralajmëron grupin PKK
Next Article Të mirat e panxharit
Related Posts
Add A Comment