​Sulmon policin, arrestohet një person

0

Një person është arrestuar pasiqë ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore në dorën e majtë dhe këmbën e djathtë.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, ku i dyshuari fillimisht kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë) ankuesin. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ndjekjes i dyshuari duke mos i përfillur urdhrat për ndalje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore në dorën e majtë dhe këmbën e djathtë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Kurse, në Prishtinë një person në shenjë pakënaqësie me konfiskimin e motoçikletës ka kanosur dhe ka ofenduar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Kosovapress/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com