​Hahn: Kosovarët janë të varfër dhe u duhet ndihmë për zhvillim

0

Komisioneri i tashëm i BE-së për Politikë Rajonale, Johannes Hahn, i cili në Komisionin e ardhshëm të BE-së do të jetë përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe për negociatat e anëtarësimit, ka thënë të martën në seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian se do të punojë në drejtim të ndihmës vendeve të Ballkanit për të përmbushur kushtet për anëtarësim.
Ai është zotuar se në postin e tij të ardhshëm gjatë mandatit pesëvjeçar posaçërisht do të promovojë bashkëpunimin rajonal e sidomos dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Po ashtu ka thënë se do të punojë për zhvillimin e infrastrukturës në rajon dhe që kjo pjesë të mos mbetet vrimë e zezë sa u përket korridoreve të hekurudhave dhe rrugëve, shkruan sot Koha Ditore. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com