​Franca, vendi i parë në botë që ndalon protestat pro-palestineze

0

Qeveria socialiste franceze ka nxitur komente të ashpra të premten pasi u bë vendi i parë në botë që i ndaloi protestat kundër veprimeve izraelite në Palestinë.
Në atë që po cilësohet si goditje e rëndë ndaj demokracisë, Ministri i Brendshëm socialist, Bernard Cazeneuve ka thënë se demonstratat e planifikuara për fundjavë duhet të ndalohen.

Cazeneuve tha se “ekziston kërcënimi për rendin publik”, ndërsa kundërshtarët e tij thanë se ai “po e kriminalizon” mbështetjen popullore për popullin palestinez.

Ai tha kjo ndalesë është bërë nga frika se mund të ketë përsëritje të përleshjeve në mes të grupit “ultra” hebre dhe pro-paslestinezëve që ndodhën pas një demonstrate të dielën e kaluar. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com