Në rrjetet sociale ka filluar të dalë një foto e viti 1941, ku shihet Mulla Zekë Berdyna me një grup luftëtarësh, duke mbrojtur kufirin në qafë të Çakorrit.
Kjo foto po përcillet me komente nga qytetarë të shumtë, të cilët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj Demarkacion dhe Qeverisë së Kosovës. Ata po ashtu janë të irrituar nga deklaratat e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri , i cili thotë se “kemi menduar qe Çakorri na takon neve, po me letra s’po del”.
Mulla Zeka, pasi doli nga burgu, përveç si imam i fshatit Novosell, u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve.
Vdiq më 12 janar 1987. /Telegrafi/.kohaislame
Source: Informacione