Kosovarët e lënduar, 48 nga 49 të lënduar në aksidentin që ndodhi në Rudarë të Kurshumlisë në Serbi janë kthyer në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Sipas Xhemajt, mbrëmë vonë janë kthyer edhe tre kosovarë nga Serbia me autoambulanca për shkak të lëndimeve pak më të rënda, ndërsa tani në Spitalin e Nishit ka mbetur i lënduari i fundit.

Jeta e kosovarit që ka mbetur në Spitalin e Nishit nuk është në rrezik, ndërsa sipas Bashmir Xhemajt, ai ka mundësi të kthehet sot në Kosovë pas një intervenimi të vogël kirurgjik.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur autobusi i Zhitia Turs ka dal nga rruga për arsye që ende nuk dihen saktë, duke lënduar të 49 pasagjerët që ishin në të.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version