Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje ka ndodhur një rast i tentativës për vrasje në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, rreth orës 19:30.

“Sipas informatave të pranuara, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tetë gëzhoja. Dyshohet se ato janë shkrepur nga persona të panjohur, nga një veturë në njërën anë dhe nga një motoçikletë në anën tjetër. Të dy mjetet janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident. Ndërkohë, njësitet relevante të policisë janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e rastit, ndërsa për të njëjtin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version