Një nga ushqimet, i cili pa frikë mund të konsiderohet edhe si më i miri për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe me veti kurative, është pa dyshim edhe panxhari. Ai ka shumë cilësi. Lexojini më poshtë disa prej tyre. Është i pasur me anti-oksidantë. Përmban magnez, sodium, potas, Vit C etj. Ul presionin e lartë të gjakut si dhe mbron mëlçinë nga konsumimi i alkoolit, mungesa e proteinave dhe diabeti.
Panxhari mbron sytë (pëmirëson shikimin), dhe parandalon sëmundjet e zemrës dhe kancerin e zorrës së trashë. Mbron stomakun dhe nëse përdoret rregullisht ndihmon në pastrimin e organizmin nga toksinat (ben detox). Konsumojeni siç duhet. Ziejeni vetëm 15 minuta me avull ose piqeni. Për sallatë ose supë është shume i shijshëm. Më e mira është të bëhet lëng dhe të pihet me pak limon, mollë, karrotë ose ginger./noa/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version