Abdel-Fattah El-Sisi, autori i grusht shtetit në Egjipt, tashmë kandidat presidencial ka thënë në një intervistë televizive se Egjipti është i paaftë për t’ë jetuar në demokraci, përkundër “vullnetit politik” për këtë.
Në një intervistë të transmetuar në tri kanale satelitore, Al-Sisi ka thënë se ushtria zotëron dy për qind të ekonomisë egjiptiane, e jo 60 për qind sa analistët sugjerojnë.
Ai tha se operacionet e ushtrisë në gadishullin e Sinait dhe në kufi me Libinë dhe Sudan kushtojë rreth 1 miliard paund egjiptian në muaj.
Ai theksoi se ushtria është një institucion i veçantë dhe jo “një shtet paralel”, me një ekonomi të pavarur.
“Ushtria nuk po sundon. Si mund të mendojmë se ushtria sundon Egjiptin?! Ajo mbron vendin, pa marrë parasysh se kush shpallet president,” tha Al-Sisi në përgjigje të një pyetje rreth sundimit ushtarak.
Al-Sisi është njëri nga autorët e grusht shtetit ushtarak, që rrëzoi presidentin e parë legjitim Muhamed Mursi./ mesazhi/