Dy palestinezë u plagosën nga plumbat e gomës dhe shumë të tjerë vuajtën asfiksim të përkohshëm nga gazi lotsjellës të hënën në mëngjes në përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe banorët e një lagje palestineze në Al- Quds (Jeruzalemi Lindor i pushtuar), kanë thënë dëshmitarët okularë.
Dëshmitarët okularë thanë se konfrontimet filluan kur forcat izraelite sulmuan lagjen Kafr Aqab të Jeruzalemit Lindor.
Banorët e lagjes iu përgjigjën duke hedhur gurë në forcat e sigurisë izraelite, thanë dëshmitarët okularë.
Ata shtuan se ushtarët izraelitë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke lënë dy palestinezë të plagosur në këmbë, ndërsa shumë të tjerë vuajtën asfiksim të përkohshëm nga gazi lotsjellës.
Arsyet për sulmin e së hënës nga forcat izraelite janë ende të paqarta, por Izraeli në mënyrë të përsëritur sulmon fshatra dhe qytete palestineze në Bregun Perëndimor, nën arsyetimin se po bën kapjen e aktivistëve palestinëzë të “kërkuar”./mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version