Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar sot me sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, John Kerry. Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka falënderuar sekretarin Kerry për mbështetjen shumë të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin perspektivës euroatlantike të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Hoxhaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. “Roli i SHBA-ve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar ka qenë përcaktues në rritjen e numrit të njohjeve, për çka jemi shumë mirënjohës”, ka thënë ministri Hoxhaj, gjatë takimit me sekretarin Kerry. Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, ka shprehur mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Takimi ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe sekretarit Kerry është zhvilluar në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version