Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar furnizimet me raketat ajrore AIM-9X-2 Sideëinder, si dhe mbështetje logjistike për Izraelin në vlerë prej 544 milion dollar.
Agjencia për Bashkëpunim dhe Sigurisë e SHBA-së që njoftoi këtë lajm. Njoftimi përkatës në furnizimet e mundshme të armëve i është dorëzuar Kongresit më 14 korrik.
Më parë, autoritetet izraelite kërkuan furnizimin me raketa ajrore të sofistikuara, të cilat momentalisht po i përdor për sulmimin e Gazës.
Shërbimi për shtyp ka theksuar se SHBA kërkon të ndihmojë Izraelin në rritjen e kapacitetit të saj “mbrojtës”. Furnizimet e planifikuara të raketave do të kontribuojnë në forcimin e Forcave Ajrore izraelite dhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Forcën ajrore të SHBA-ve, e padyshim edhe të intensifikoj sulmet ndaj palestinezëve.
Ekspertët thonë se Forcat Ajrore të Izraelit nuk do të përballen me ndonjë vështirësi në zotërimin e armëve të furnizuara.
Shërbimi i shtypit DSCA shtoi se transaksioni i mundshëm nuk do të ketë ndonjë efekt negativ në bilancin ushtarak në rajon. Kontraktori kryesor do të jetë Raytheon Missile Systems, Kompania me bazë në Tucson, Arizona

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version