Për vendimin e institucioneve të shtetit të Kosovës që në ceremoninë që do të mbahet me 28 nëntor do të rivarrosen eshtrat e heroit Isa Boletini në vendin e tij të lindjes, kanë reaguar përfaqësuesit e serbëve në veri të vendit duke u zotuar se nuk do të lejojnë varrimin e mbetjeve mortore në oborrin e kullës së tij të rindërtuar në Boletin, që tashmë gjendet në Komunën e Zveçanit.
“Vetë paralajmërimi dhe dëshira që trupi i një njeriu, i cili ka qenë njëri prej udhëheqësve të kryengritjes balliste në Kosovë e Metohi dhe i cili ka kryer krimet mbi popullin serb, të përcillet në Ditën e Flamurit të Shqipërisë, me 28 Nëntor, për ne është i papranueshëm dhe shqetësues. Populli serb në Kosovë nuk duhet të brengoset, sepse përfaqësuesit e serbëve nuk do të lejojnë që ajo të ndodh. Do të përdorim të gjitha mjetet demokratike që këtë ta ndalojmë”, ka thënë Jabllanoviq, shkruan “Zëri”.

Jabllanoviq ka shtuar se përfaqësuesit politikë të bashkësisë serbe do të kontaktojnë me misionet ndërkombëtare në Kosovë, në mënyrë që t’ua tërheqin vërejtjen për “pasojat eventuale”. /Zeri/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version