Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet në fund të muajit të ardhshëm në përpjekje për të forcuar marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, të nënshkruar muajin e kaluar.
Vendimi u mor të martën gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti, të cilat u shtynë për disa orë pasi palestinezët po shqyrtonin mundësinë e tërheqjes për shkak të vrasjes së dy anëtarëve të Hamasit nga Izraeli pak orë para fillimit të diskutimeve.
Zëdhënësi i ushtrisë, Peter Lerner tha të martën se trupat izraelite vranë Amer Ebu Aisheh dhe Marwan Qawasmeh në një shkëmbim me armë zjarri në një shtëpi në qytetin e Hebronit.