Shkruan: Fatmir S. BAÇI

Nuk ka dhe s’mund të blihet në treg dinjitet.

Nuk vlen fama e as froni, nuk vlen sa ke para.

Kush ka dinjitet dhe e di se ka, ai nuk e shet.

Do shiste dinjitet ai që s’e ka, por ja që nuk ka.

Në horizontin e shqetësimeve më themelore dhe më të qëndrueshme të njeriut shfaqet vazhdimisht lidhja e tij me vazhdimësinë e jetës dhe me kuptimin e trashëgimisë, e cila nuk kufizohet vetëm në transmetimin biologjik, por shtrihet në përçimin e një rendi kuptimor që i jep formë ekzistencës njerëzore. Brenda këtij horizonti merr trajtë dëshira për prindërim, jo thjesht si impuls natyror, por si shprehje e një vetëdijeje që kërkon të sigurojë vazhdimësinë e jetës në një kuptim të pasuruar me përgjegjësi dhe domethënie. Prindërimi, në këtë këndvështrim, bëhet një akt që lidh ekzistencën individuale me një rrjedhë më të gjerë kohe, duke e vendosur njeriun përballë nevojës për të menduar përtej vetes dhe përtej çastit.

Ky orientim përfshin përkujdesjen ndaj sigurisë fizike dhe shëndetit të pasardhësve, por e tejkalon këtë dimension përmes ndërtimit të një ambienti ku rritja dhe zhvillimi ndodhin në ekuilibër, në një hapësirë që mbështetë formimin e vetëdijes dhe të karakterit. Një ambient i tillë shërben si themel për jetën e ardhshme, duke i pajisur fëmijët me kushtet e nevojshme për të zhvilluar ndjeshmëri ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve dhe ndaj botës përreth. Kjo përkujdesje e zgjeruar e lidh prindërimin me një vizion etik, ku mbijetesa biologjike shoqërohet nga ndërtimi i një strukture të qëndrueshme vlerash.

Në këtë kuptim, shqetësimi për pasardhësit lidhet me një trashëgimi të përbashkët që shfaqet në natyrën njerëzore dhe në botën e gjallë, aty ku instinkti i mbijetesës bashkëvepron me format e kujdesit. Megjithatë, te njeriu kjo prirje merr një dimension reflektiv, pasi shoqërohet me aftësinë për të menduar mbi pasojat e veprimeve dhe mbi drejtimin që merr jeta e tjetrit. Kështu, kujdesi prindëror shndërrohet në një urë mes instinktit dhe vetëdijes, duke e vendosur njeriun në një pozitë ku natyra dhe përgjegjësia bashkohen në ndërtimin e kuptimit të jetës.

Përvoja e jetuar brenda sistemit komunist e vendosi njeriun përballë një realiteti ku rendi ideologjik ndërhynte drejtpërdrejt në mënyrën e perceptimit të vetvetes dhe të botës, duke e zhvendosur qendrën e së vërtetës nga përvoja e jetuar drejt konstruksioneve të imponuara. Brenda këtij konteksti u bë e dukshme se njeriu përkufizohet jo vetëm nga reagimet instinktive përballë rrezikut dhe nevojës për mbijetesë, por edhe nga aftësia për të reflektuar mbi këto reagime dhe për t’i orientuar ato në përputhje me një kuptim më të gjerë të përgjegjësisë. Kështu, figura e njeriut si kafshë e pajisur me arsye merr trajtë konkrete pikërisht në rrethana kufizuese, aty ku kërkohet një ndërgjegjësim i thellë për të ruajtur integritetin e brendshëm përballë shtrembërimeve të jashtme.

Përmes kësaj lenteje reflektive, shqetësimi për pasardhësit shfaqet si një përvojë që kapërcen kufijtë e veçantisë njerëzore dhe gjen paralele të dukshme në botën shtazore, aty ku kujdesi për këlyshët shpreh një rend natyror të ruajtjes së jetës. Megjithatë, te njeriu ky shqetësim përthithet nga një dimension tjetër ku instinkti bashkëjeton me racionalitetin dhe me vetëdijen për pasojat afatgjata të veprimeve. Kjo bashkëjetesë krijon një hapësirë përgjegjësie që shtrihet përtej biologjisë së thjeshtë, duke e vendosur kujdesin prindëror në një plan ku refleksioni, zgjedhja dhe orientimi moral bëhen pjesë përbërëse e mënyrës se si jeta përcillet dhe merr kuptim.

Në këtë mënyrë, përvoja historike shërben si një pasqyrë që ndriçon raportin ndërmjet natyrës dhe vetëdijes, duke treguar se njeriu, ndonëse i rrënjosur në „instinktet“ e përbashkëta me krijesat e tjera, mbart aftësinë për t’i transformuar ato përmes arsyes dhe përgjegjësisë. Kjo aftësi e bën prindërimin një akt që nuk kufizohet në ruajtjen e jetës, por e lidh atë me ndërtimin e një kuptimi të qëndrueshëm, ku trashëgimia biologjike shndërrohet në trashëgimi etike dhe ekzistenciale.

***

Në këtë derexhe, ku deformimi i brendshëm i individit dhe presioni ideologjik ndërthureshin në mënyrë të pazgjidhshme, çdo qenie njerëzore u gjend e angazhuar brenda një rregulli të hekurt që strembëronte spontanitetin dhe lirinë e brendshme. Ky rregull nuk ishte thjesht një kufizim i jashtëm; ai ushtronte një ndikim thelbësor mbi perceptimet dhe vizionet për të ardhmen, duke kanalizuar mënyrën se si individi lidhej me botën, me komunitetin dhe, mbi të gjitha, me pasardhësit e tij. Përmes këtij filtrimi, çdo zgjedhje dhe çdo veprim merrte nuanca të imponuara, duke e shndërruar përvojën e jetës personale në një proces të ndikuar nga pritshmëritë e jashtme dhe nga normat e instaluara nga strukturat e pushtetit.

Kjo ndërthurje midis formimit të brendshëm dhe presionit ideologjik krijonte një fushë ku individi duhej të balanconte mes instinkteve të natyrshme, dëshirës për vetëpërmbushje dhe kërkesave të imponuara. Spontaniteti, intuita dhe vetë reflektimi, të cilat zakonisht udhëheqin marrëdhëniet njerëzore dhe vendimet për pasardhësit, shpesh pësonin shtrembërime, duke i vendosur individin përballë një dileme të vazhdueshme; të harmonizonte nevojën për liri të brendshme me detyrimin ndaj një kornize të jashtme. Kjo përvojë nxirrte në pah dimensionin kompleks të përgjegjësisë njerëzore, ku liria dhe dinjiteti nuk mund të kuptohen vetëm si elementë të brendshëm, por si rezultat i ndërveprimit të pandashëm me rrethanat historike dhe sociale.

Me fjalë të tjera, nëse do të kisha marrë rolin e babait në kohën përpara rënies së komunizmit, e gjithë struktura e veprimeve dhe vendimeve të mia do të kishte qenë e ngarkuar nga presionet ideologjike dhe perceptimet e mbijetesës së imponuar. Më e mundshmja është që unë do të kisha shfaqur një version karikatural të babait, ku vizioni për të ardhmen nuk do të pasqyronte intuitën dhe instinktivitetin natyror të prindit, por do të ishte i deformuar nga kornizat e imponuara, duke krijuar tek pasardhësit një shembull të shtrembëruar të ekzistencës dhe të vetvetes. Në këtë kuptim, çdo udhëzim, këshillë apo veprim do të kishte qenë i filtruar dhe i ngulfatur nga bindjet dhe pritshmëritë e kohës, duke i shndërruar momentet e prindërimit në pasqyra të shtrembëruara të jetës.

Një reflektim i tillë thekson se roli i prindit nuk është thjesht i kufizuar në ruajtjen e jetës dhe sigurisë, por përfshin edhe dimensionin e formimit të ndërgjegjes dhe zhvillimit moral të fëmijëve. Çdo veprim që lind nga presionet e jashtme dhe deformimi ideologjik humb thelbin e lirisë që është dhuratë hyjnore, sikurse humbet edhe dimensioni i përgjegjësisë autentike, i cili e bën prindërimin një akt të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm. Në këtë mënyrë, historia personale dhe reflektimi mbi të shërbejnë si një kujtesë se integriteti moral dhe orientimi etiko-ekzistencial i çdo prindi është themeli mbi të cilin ndërtohet dinjiteti dhe kuptimi i jetës së pasardhësve, e lidhur ngushtë kjo me përjetësinë.

***

Por Zotit falë, pas rënies formale të asaj zgjyre ideologjike, u bë e qartë se njeriu nuk mund të reduktohet në një entitet të thjeshtë natyror; ekzistenca e tij shtrihet përtej instinkteve dhe kufizimeve biologjike, duke e bërë aftësinë e tij për të vepruar një hapësirë ku projekti i jetës dhe veprimit njerëzor mund të lidhet me horizonte të përjetshme dhe me vizionin e përtejësisë. Çdo qëllim, çdo synim dhe çdo projekt individual fiton një dimension të shtrirë, ku jeta nuk është vetëm një rrjedhë ngjarjesh të rastësishme, por pjesë e një rendi më të lartë ku ndërgjegjja dhe përgjegjësia janë instrumente për realizimin e potencialit të brendshëm.

Këto përmasa të mendimit dhe të veprimit, megjithëse të ndikuara nga rrethanat e kohës aktuale, nuk humbasin thelbin e synimit të individit, sepse aftësia për të orientuar veprimin dhe për të ruajtur integritetin moral mbetet brenda mundësive të tij. Edhe kur rruga duket e ngushtë, e ndërprerë apo e shtrembëruar nga kushtet e jashtme, thelbi i përpjekjes njerëzore qëndron i pandryshuar; njeriu zotëron një mundësi të brendshme për të kultivuar lirinë, për të reflektuar mbi veprimin dhe për të lidhur jetën e tij me një kuptim më të lartë të përgjegjësisë. Kjo i jep veprimit të tij një peshë hyjnore dhe një dimension të përhershëm, duke e vendosur individin si qendër aktive në ndërveprimin mes natyrës, arsyes dhe përtejësisë.

Në këtë kuptim, njeriu përpiqet të krijojë një formë unike dhe të veçantë të së ardhmes, një strukturë e cila nuk ka precedent te krijesat e tjera dhe që i jep jetës së tij një dimension personal dhe të pakrahasueshëm. Çdo zgjedhje dhe veprim bëhet pjesë e një arkitekture të brendshme të jetës, ku individi ndërton lidhje midis dëshirave, përgjegjësive dhe mundësive, duke manifestuar një liri që nuk është thjesht liri e veprimit, por liri e kuptimit dhe e orientimit të jetës. Brenda këtij procesi gjallon një premtim hyjnor, një potencial i brendshëm që kërkon përkujdesje, vëmendje dhe disiplinë të vazhdueshme, duke u shndërruar në një udhërrëfyes që orienton zgjedhjet dhe veprimet drejt realizimit të plotë të vetvetes.

Ky dualitet mes kujdesit të përmbajtur ndaj premtimit hyjnor dhe vullnetit të lirë për të vepruar shërben si themel i dinjitetit, duke e bërë atë një proces të ndërgjegjshëm dhe të vazhdueshëm. Dinjiteti, në këtë kuptim, nuk është thjesht një atribut pasiv, por një strukturë aktive që lidhet me synimet e individit për të kënaqur Zotin e botëve, të vendosë ekuilibrin me vetveten, të tentojë harmoninë me të tjerët dhe me universin përreth. Kësisoj, ai formon një urë mes aspiratave hyjnore dhe përgjegjësisë personale, duke i dhënë çdo veprimi të njeriut një peshë dhe një horizont kuptimor që i tejkalon kufijtë e përditshmërisë dhe e integron individin në rrjedhën e vazhdueshme të ekzistencës.

***

Ky premtim hyjnor mbart brenda vetes një dimension të thellë përgjegjësie personale dhe një vlerë absolute, duke krijuar një vijë kontinuiteti ku çdo veprim dhe vendim i njeriut nuk është thjesht një akt i çastit, por një pjesë e një mirëseardhjeje sublime që ngërthen pasojat morale dhe ekzistenciale të zgjedhjeve tona. Në rastet më të sfidueshme, ky premtim shfaqet si një test sublim që vlerëson integritetin dhe vetëdijen, duke vendosur çdo individ përballë detyrës për të harmonizuar veprimin e tij me një kuptim më të gjerë të ekzistencës. Vazhdimësia, kështu, nuk qëndron vetëm si koncept abstrakt; ajo është një përvojë që përjetësohet përmes veprimeve të përditshme, të menduara dhe të ndikuara nga mënyra se si ndërtohen marrëdhëniet me Zotin e botëve, me vetveten dhe me të tjerët.

Në këtë kuadër, të përpunuar gradualisht brenda vetes si vetëdije për përgjegjësinë dhe trashëgiminë njerëzore, u formësua vendimi për të qenë baba. Ky vendim nuk u lind nga një reagim i çastit, por si një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe e reflektuar, e cila lidhet në mënyrë të pandashme me domethënien morale të jetës. Në këtë rast, vendimi shndërrohet në një frekuencë aktive të transmetimit të vlerave, dinjitetit dhe përgjegjësisë, ku prindërimi është ndër të tjera, edhe ushtrimi i një përkushtimi të qëndrueshëm ndaj formimit të ndërgjegjes dhe vetëdijes së pasardhësve, duke e vendosur jetën e tyre brenda një horizonti të kuptimit dhe të qëndrueshmërisë morale.

Brenda këtij kuptimi, roli i prindit shtrihet përtej sigurimit fizik dhe mbështetjes psikologjike (një dhunti që i takon çdo qenieje të gjallë), dhe hyn në hapësirën unike njerëzore të transmetimit të Lirisë si dhuratë hyjnore. Kjo Liri është aftësia për të kuptuar thelbin e zgjedhjes, për ta mbajtur mbi supe peshën e përgjegjësisë dhe për të ndërtuar marrëdhënie të vetëdijshme dhe të përkushtuara me Krijuesin, me vetveten dhe me të tjerët. Në këtë mënyrë, prindërimi shndërrohet në një akt etik dhe ekzistencial, një proces ku çdo udhëzim, çdo shembull dhe çdo moment i bashkëjetesës reflekton parimet e dinjitetit dhe të përmbushjes morale.

Përmes këtij orientimi, jeta e fëmijëve fiton një horizont kuptimor që shkon përtej rregullave të sjelljes apo disiplinës së jashtme; ajo ndërtohet si një proces i vetëdijshëm i formimit të ndërgjegjes dhe i ndërtimit të karakterit. Në këtë rrjedhë, ata mësojnë ta lidhin dijen me veprimin, lirinë me përgjegjësinë dhe individualitetin me bashkësinë, duke u shndërruar në qenie të ndërgjegjshme që e përjetojnë dinjitetin si strukturë të brendshme të jetës së tyre. Kështu, prindërimi bëhet ura ku potenciali hyjnor, vullneti i lirë dhe përgjegjësia personale bashkohen në një proces të pandërprerë formimi, duke e integruar fëmijën brenda një vizioni të kuptimshëm dhe të qëndrueshëm të jetës.

***

Me aq sa di të prek përmes kumtit dhe me aq sa kam arritur të seleksionoj thelbin e parimeve, përpiqem t’ua përcjell fëmijëve përveç përmbajtjes së njohurive, edhe formën e përdorimit të asaj Lirie të pamatë. Kjo Liri shfaqet si një hapësirë ku përgjegjësia dhe reflektimi ndërthuren në jetën e përditshme, duke u bërë instrument i ndërgjegjësimit dhe i formimit të karakterit, krahas kësaj ajo është edhe mundësi për të zgjedhur. Përmes këtij procesi, edukimi shndërrohet në një përvojë të thellë brendësore, ku fëmijët mësojnë të dallojnë thelbin e zgjedhjeve që bëjnë dhe të kuptojnë ndikimin e tyre në ndërtimin e individualitetit personal, siç edhe të paraqiten në bashkësi me identitetit qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, ata mësojnë t’i qartësojnë vendimet që formojnë përgjegjësinë e tyre dhe ta kuptojnë se individualiti nuk ekziston në vakum, por ndërvepron përmes principeve me bashkësinë dhe rregullat e saj. Ky proces krijon një unitet të hollë mes lirive personale dhe përgjegjësive kolektive, duke e integruar çdo individ në një rrjet ku secili konfirmon vetveten përmes veprimeve që pasqyrojnë një ekuilibër mes autonomisë dhe bashkëjetesës. Në këtë mënyrë, fëmijët zhvillojnë një vetëdije të hollësishme për atë se si zgjedhjet e tyre nuk janë vetëm shprehje e vetës parë, por edhe pjesë e një dinamike më të gjerë, ku individualiteti dhe përgjegjësia kolektive bashkëjetojnë në ndërtimin e një shoqërie të bazuar mbi dinjitet dhe ndërgjegje morale.

Gjithsesi, pavarësisht faktit se herë pas here ndiej ende shenja të deformimeve të trashëguara nga trysnia ideologjike, një lloj inercie e së kaluarës komuniste, për të cilat duhet të jem i përkushtuar dhe vigjilent çdo ditë, angazhimi im shtrihet përtej largimit të këtyre shenjave. Ai synon krijimin e një mjedisi ku fëmijët nuk do të trashëgojnë asnjë copë të banalitetit, të shtrembërimit moral apo të kufizimeve që karakterizuan atë sistem. Në këtë kuptim, përpjekja bëhet një veprim i ndërgjegjshëm dhe i vazhdueshëm, ku çdo detaj i jetës së përditshme shërben si mjet për ta ruajtur integritetin moral dhe për ta kultivuar dinjitetin e brendshëm.

Ky angazhim merr edhe një dimension më të gjerë etik, duke shmangur tradhtinë që shumë prindër në atë kohë me padijen e tyre ushtronin ndaj fëmijëve të tyre, duke i lënë ata të humbasin lidhjen me vlerat thelbësore të jetës në marrdhënie me përjetësinë pa të cilën dinjiteti nuk do kishte kuptim. Në këtë mënyrë, përpjekja ime nuk mbetet vetëm një detyrë personale, por shndërrohet në një përpjekje etike dhe ekzistenciale; çdo gjurmë e veprimeve të mia duhet të përforcojë dinjitetin dhe të hapë rrugën për rritjen e fëmijëve si qenie të ndërgjegjshme, të lira dhe përgjegjëse pë çdo hap të hedhur. Ky përkushtim transformon ambientin e tyre të rritjes në një hapësirë ku vlera e jetës, liria dhe përgjegjësia bashkëjetojnë si pjesë integrale e formimit të individualitetit dhe identitetit njerëzor.

***

Gjithsesi, druaj se kjo tradhti, e cila në thelb përbën formën më të shëmtuar dhe më të thellë të devijimit moral, nuk ka marrë ende vëmendjen e merituar në shqyrtimin kritik dhe as nuk janë adresuar pasojat e saj brenda një kuadri ideologjik, të shëndetshëm dhe reflektiv. Ajo mbetet një plagë e pazgjidhur, e cila vazhdon të lërë gjurmë në formimin e vlerave dhe perceptimeve, duke deformuar gradualisht ambientin ku rriten dhe zhvillohen fëmijët. Përmes këtij ndikimi të heshtur dhe shpesh të padukshëm, krijohet një mjedis ku të vërtetat bazike të dinjitetit dhe përgjegjësisë shpesh humbasin kuptimin e tyre, duke lënë boshllëqe morale dhe shpirtërore që fëmijët duhet të mësojnë të njohin dhe të kapërcejnë.

Në këtë kontekst, sfida e prindërimit shndërrohet në një detyrë të thellë etike dhe ekzistenciale: nuk mjafton thjesht të ruash jetën dhe sigurinë e fëmijëve, është e nevojshme të ndërtohet një mjedis ku vlerat e dinjitetit dhe përgjegjësisë kultivohen aktivisht, duke i dhënë mundësi fëmijëve të zhvillojnë një ndërgjegje të brendshme të fortë dhe të qëndrueshme. Ky proces kërkon vëmendje të vazhdueshme, reflektim të thellë dhe një përpjekje të qëndrueshme për të korrigjuar devijimet e trashëguara, sikundër se edhe për të ndërtuar një rrugë që i lejon fëmijët të lidhen me jetën dhe botën përreth me ndjeshmëri, integritet dhe dinjitet.

Arsyeja pse po i shkruaj këto rreshta lidhet pikërisht me këtë tradhti ndaj fëmijëve, një tradhti që bart në thelbin e saj gënjeshtrën dhe rrënimin e dinjitetit, duke e bërë çdo hap të fëmijëve në këtë mjedis një përballje me deformime të dukshme dhe të fshehura. Është rrënqethëse që 90% e fëmijëve të globit tokësor, edukohen se si në përjetësi të arrijnë dhe të mbeten në zjarr. Ky fenomen, edhe sot, 35 vjet pas rënies së atij sistemi ateist, vazhdon të krijojë një ambient toksik dhe deformues, ku rritja dhe formimi i fëmijëve shpesh ndikohet nga gjurmët e trashëguara të ideologjisë së deformuar dhe paragjykimeve të pazgjidhura.

Kësisoj, çdo përpjekje për zhvillim të integruar dhe të shëndetshëm mund të pengohet nga trashëgimia e paragjykimeve, deformimeve dhe mungesës së reflektimit moral, duke vënë kështu sfidat e prindërimit në një kuadër që kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe angazhim aktiv. Në këtë kuptim, roli i prindit shndërrohet jo vetëm në një detyrë për të ruajtur sigurinë dhe Lirinë e fëmijëve, por edhe në një përpjekje të ndërgjegjshme dhe aktive për të korrigjuar ndikimet e errëta të së kaluarës. Krijimi i një hapësire ku dinjiteti mund të lulëzojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të pastër kërkon përkushtim, reflektim dhe angazhim etiko-ekzistencial, duke e shndërruar prindërimin në një akt të vërtetë të transmetimit të vlerave, përgjegjësisë dhe integritetit moral.

***

Përpjekja për të korrigjuar gënjeshtrën dhe për të nxitur rritjen e dinjitetit shpesh orienton vëmendjen drejt elementeve të jashtme që sigurojnë komoditetin e përditshëm, drejt organizimeve praktike ose drejt grumbullimit të vlerave materiale të dukshme. Këto forma krijojnë një ndjesi rendi dhe stabiliteti, duke dhënë përshtypjen e sigurisë dhe kontrollit mbi jetën. Megjithatë, ndikimi i tyre mbetet i kufizuar në sipërfaqen e përvojës njerëzore; ato nuk prekin thellësitë ku formësohen bindjet, zgjedhjet dhe qëndrimet morale që transmetohen nga një brez tek tjetri.

Transformimi i vërtetë, ai që e ndryshon qenien në thelb, zhvillohet në një plan që nuk i nënshtrohet shfaqjes së jashtme, por formësohet përmes përkushtimit të vazhdueshëm ndaj jetës së brendshme dhe reflektimit të vetvetes. Në këtë hapësirë, ndërtohet struktura morale e individit dhe përcaktohet aftësia për të vepruar me integritet, sepse aty përpunohen kriteret me të cilat ai gjykon veten, të tjerët dhe botën. Themelet e dinjitetit marrin formë pikërisht në këtë plan të brendshëm, ku njeriu mëson të rishikojë orientimet e veta, të dallojë shtrembërimet e trashëguara dhe t’i japë jetës një drejtim që është në përputhje me një kuptim më të lartë të përgjegjësisë, duke e shndërruar çdo veprim të përditshëm në një hap drejt afirmimit të vetëdijes dhe integritetit moral.

Në vazhdim të kësaj përpjekjeje, përditshmëria shndërrohet në një hapësirë ushtrimi të ndërgjegjes, ku çdo veprim dhe çdo vendim shqyrtohet me kujdes për pasojat që mbart. Ky proces kërkon një punë të qëndrueshme mbi vetveten mbi bazën e principeve të zbritura nga Zoti i botëve për njerzit, një pastrim të kujdesshëm dhe gradual të dyshimeve, paragjykimeve dhe deformimeve të trashëguara, dhe një rikthim të vetëdijshëm drejt dinjitetit të lënë në harresë. Përmes këtij përkushtimi, individi mëson të njohë brendësinë e vet, të dallojë thelbin e zgjedhjeve të tij dhe të ndërtojë një themel të fortë moral dhe etik mbi të cilin mund të mbështetet çdo veprim i tij.

Kjo nuk përbën vetëm një formë reflektimi personal, por një veprim të qëllimshëm të shpirtit dhe të ndërgjegjes, përmes të cilit vlerat e brendshme fitojnë qëndrueshmëri, forcë dhe mundësinë për t’u transmetuar te të tjerët. Në këtë mënyrë, këto vlera shndërrohen në udhërrëfyes të fuqishëm për fëmijët, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë marrëdhënie të kuptimshme dhe të qëndrueshme me jetën, me të tjerët dhe me botën që i rrethon. Përmes këtij procesi të vazhdueshëm, fëmijët mësojnë të lidhin lirinë me përgjegjësinë, veprimin me reflektimin dhe njohurinë me etikën, duke e bërë çdo hap në rrugën e tyre të rritjes një afirmim të dinjitetit të brendshëm dhe të qëndrueshmërisë morale.

***

Pasi të jetë përmbushur puna e brendshme për pastrimin e vetëdijes nga gënjeshtrat, dyshimet dhe paragjykimet e trashëguara, hapet mundësia që fëmijëve t’u dhurohet e vërteta ashtu siç është kuptuar dhe përjetuar me ndërgjegje të plotë. Kjo e vërtetë nuk paraqitet si një formulë e gatshme apo si një mësim që thjesht duhet përsëritur, por si një orientim i brendshëm, një udhërrëfyes për ndërtimin gradual të rrugës së tyre të zhvillimit, ku secili hap shërben për të forcuar ndërgjegjen dhe të kuptuarit e vetvetes. Në këtë proces, metafora e shkallëve merr kuptimin e një rritjeje të vazhdueshme, ku çdo nivel përfaqëson një hap më të lartë në vetëdije dhe perceptim, duke i afruar drejt një pozite nga e cila dinjiteti shfaqet si një majë e lartë, e qartë dhe e paprekëshme e jetës.

Çdo hap i ndërmarrë në këtë rrugë shërben si themel për kuptimin e jetës dhe të përgjegjësisë personale, duke e lidhur përvojën individuale me një ndjeshmëri të thellë ndaj bashkësisë dhe rendit njerëzor. Në këtë kuadër, zhvillimi i brendshëm nuk mbetet një proces i mbyllur brenda vetes, por shndërrohet në një formë aktive pjesëmarrjeje në botë, ku individi mëson të ndërtojë marrëdhënie kuptimplota, të shprehë lirinë e zgjedhjes me përgjegjësi dhe të ushtrojë vetëdijen e tij në përputhje me dinjitetin e përbashkët njerëzor. Kështu, edukimi dhe rritja e fëmijëve nuk janë thjesht transmetim njohurish, por një proces i hollësishëm i afirmimit të vlerave, i cili lidh historinë individuale me horizontin moral ekzistencial të bashkësisë dhe të njerëzimit në tërësi.

Në urtësinë e lashtë ruhet një thënie e thjeshtë në formë, por e thellë në kuptim; “Dhurata dhurohet.” Ajo shënjon një parim që vendos veprimin njerëzor brenda një vazhdimësie më të gjerë se jeta individuale, duke e kuptuar dhurimin si pjesë të një qarkullimi të pandërprerë ku dija, vlerat dhe dinjiteti kalojnë nga një brez te tjetri. Në këtë kuptim, çdo dhuratë mbart një dimension kohe që tejkalon çastin e dhënies dhe e lidh atë me pasojat e saj të ardhshme, duke krijuar një rrjet të brendshëm ku veprimet e një brezi ndikojnë në formimin dhe vizionin e brezave pasardhës.

Kjo urtësi orienton një qëndrim të vetëdijshëm ndaj asaj që përcillet dhe mënyrës se si ajo përcillet, duke shndërruar dhurimin në një akt të thellë përgjegjësie morale dhe ekzistenciale. Çdo gjë e dhënë bëhet pjesë e formimit të tjetrit dhe, për rrjedhojë, pjesë e botës që ai do të ndërtojë. Kujdesi ndaj dhuratës nuk lidhet vetëm me vlerën e saj të menjëhershme, por me gjurmën që ajo lë në strukturën e jetës njerëzore, duke krijuar lidhje të padukshme, por thelbësore, mes të tashmes dhe të ardhmes, mes individit dhe bashkësisë.

Prandaj, kërkohet një përkujdesje e vazhdueshme ndaj gjithçkaje që dhurojmë në këtë përkohësi ku jetojmë, në mënyrë që çdo dhuratë të mbartë vetëdije, peshë kuptimore dhe mundësinë për të ndikuar pozitivisht në formimin e jetës së tjetrit. Ajo që u përcjellim sot fëmijëve tanë nuk mbetet e kufizuar në funksionin e saj të çastit, por shndërrohet në trashëgimi të qëndrueshme, në një themel mbi të cilin ata ndërtojnë jetën e tyre dhe, përmes tij, përcjellin më tej atë që kanë marrë.

Në këtë mënyrë, veprimet tona përfshihen në një rrjedhë të gjallë dhe të pandërprerë ku dinjiteti, dija dhe vlerat jo vetëm transmetohen, por edhe konsolidohen, duke tejkaluar kohën dhe kufijtë e përvojës individuale, dhe duke e lidhur çdo gjest, çdo zgjedhje dhe çdo veprim me kuptimin e përjetshëm të përgjegjësisë dhe pjesëmarrjes së ndërgjegjshme në jetën e bashkësisë.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version