Gilles Pargneaux, anëtari i Socialistes Franceze të Parlamentit Europian, paraqiti një rezolutë vendimmarrjeje e cila parashikon njohjen e ekzistencë së Palestinës si shtet, me qëllim që të diskutohet në mbledhjet e përgjithshme gjatë javës që vjen.

Në rast se rezoluta përfshihet në axhendë votimi do të bëhet më 27 nëntor.

Pargneaux, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme në Parlamentin Europian, në faqen e tij të rrjetit social tha se Parlamenti Europian mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit Izrael-Palestinë duke njohur Palestinën si shtet. Parlamentari francez u shpreh kështu, “Parlamenti Europian duhet të veprojë menjëherë në zgjidhjen e problemit në fjalë.”

Pranimi i rezolutës e cila parashikon njohjen e Palestinës nga Parlamenti Europian, mbart rëndësi nga pikëpamja simbolike. Pranimi i rezolutës është i rëndësishëm në pikëpamjen e mbartjes së temës në axhendat e qeverive të shteteve të cilët janë anëtarë të BE’së.

Pas Anglisë, Spanjës dhe Irlandës, edhe anëtarët e grupit socialist të maxhorancës në Francë, paraqitën dje një rezolutë për njohjen e Palestinës. Në rast se rezoluta e paraqitur në parlamentin e Francës do të përfshihet në axhendë nga Franca, parashikohet që të diskutohet në 28 nëntor dhe të votohet në 2 Dhjetor.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version