Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu në një deklaratë me shkrim që bëri në lidhje me gjetjen e kufomave të kolonëve çifutë tha se e kanë për detyrë që ndëshkojmë ata që kanë marrë pjesë dhe kanë lidhje në rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së 3 të rinjve hebre.
Ne nuk do të ndalemi, nuk do të qetësohemi deri sa të gjejmë ata që kanë gisht në këtë ngjarje, nënvizon Netanjahu, ndërsa shton: “Në fund të fundit ne do ti gjejmë ata, le të jenë fshehur ku të duan. Kjo është detyra e parë që do të realizojmë. Dhe së dyti do të godasim militantët dhe infrastrukturën e Hamasit në Bregun Perëndimor”.
Me qindra persona që kanë lidhje me Hamasin në Bregun Perëndimor janë arrestuar, institucionet publike janë mbyllur, nëpër shtëpi janë bërë bastisje, sqaron Netanjahu, ndërsa shton se operacionet do të vazhdojnë, po ashtu punimet tona kundër Hamasit do të vazhdojnë edhe në Gazë, cilësoi ai.
“Detyra jonë e tretë është të organizojmë operacion kundër Hamasit në Gaza. Hamasi vazhdon ti nxisë njerëzit që të rrëmbejnë qytetarët tanë. Hamasi është përgjegjës edhe për raketat që lëshohen në drejtim të tokave tona. Ditët e fundit ushtria jonë po kryen operacione kundër Hamasit në Gaza. Këto operacione do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe do të zgjerohen”, thekson kreu i ekzekutivit në Tel-Aviv në deklaratën e bërë mbi zhvillimet e fundit. /trt/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version