Çdo i dhjeti fëmijë nën moshën katër vjeç në Angli dhe Uells është musliman, tregojnë statistikat e fundit.
Statistikat, gjithashtu, tregojnë se rritja e popullsisë muslimane në këto vende është në rritje të madhe. David Voas, profesor nga Essex-i, thekson se së shpejti numri i muslimanëve që rregullisht praktikojnë fenë mund të tejkalojnë numrin e krishterëve.
Sipas statistikave të vitit 2001 në Angli dhe Uells, 1,6 milionë muslimanë e përbënin 3 për qindëshin e popullsisë së përgjithshme, ndërsa në vitin 2011 ky numër u rrit në 2.7 milion muslimanë ose 4.8 për qind të popullsisë së përgjithshme, shkruan Daily Mail.
Profesori i demografisë në Universitetin e Oksfordit, David Coleman, thekson se muslimanët në numër të madh vazhdojnë të vijnë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, ndërsa një numër i madh janë gjithnjë duke ardhur nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Ai vë në dukje se nataliteti i muslimanëve nga Pakistani dhe Bangladeshi është jashtëzakonisht i lartë dhe se muslimanët në një përqindje shumë të vogël largohen nga feja e tyre pas mbërritjes së tyre në Britani.
Daily Mail thotë se numri i dyqaneve tregtare në pronësi të muslimanëve është në rritje. Poashtu edhe numri i shkollave të reja muslimane është duke u shtuar, të dhënat zyrtare tregojnë se Britania ka 1.600 xhami, ndërsa festivali i parë hallall në Britaninë e Madhe u mbajt në shtatorin e kaluar. Anëtarët e komunitetit musliman, megjithatë, theksojnë se britanikët nuk kanë arsye të frikësohen nga rritja e popullsisë muslimane, sepse fëmijët muslimanë me sukses integrohen në shoqërinë e këtij vendi, dhe Britaninë e Madhe e ndiejnë si atdhe të tyre.
Në Britani 10 % e foshnjave janë muslimanë
Previous ArticleBE përpjekje për integrimin europian të Turqisë
Next Article Vazhdojnë përleshjet në territoret e pushtuara