Autoritetet në Turkestanin Lindor (Xinjiang) në Kinë kanë ndaluar studentët dhe mësimdhënësit që të agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, duke shtypur edhe më tej liritë fetare të popullsisë myslimane ujgure.
Mediat locale njoftoi gjithashtu se anëtarët e partive, mësuesit dhe të rinjtë nuk mund të angazhohen në agjërim të Ramazanit.
Turkestani Lindor, një prej të burimeve më të pasura minerale në botë është i rëndësishëm për të plotësuar nevojat energjetike të Kinës.
Analistët thonë se pavarësisht nga pasuria e saj minerare dhe miliarda dollarë të investimeve, shumë të ardhura kanë shkuar në shumicën kineze “Han”, duke nxitur zemërim në mesin e ujgurëve.
Grupet e të drejtave të njeriut ankohen se ujgurët – të cilët flasin një dialekt turk – janë shkëputur nga zhvillimi ekonomik, sepse ata përballen me diskriminim në punësimin.
Rreth 200 persona kanë vdekur në trazirat në Turkestanin Lindor në vitin e kaluar, thonë burimet nga qeveria.
Politikat shtypëse të qeverisë në Turkestanin Lindor, duke përfshirë edhe kontrollet mbi Islamin, kanë provokuar trazira, një fakt që Pekin e mohon. /mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version