Besimtarët e rinj myslimanë, trembëdhjetë prej tyre nga Brazili kanë udhëtuar për në Arabinë Saudite për Haxhillëk.

Ata e lanë aeroportin Sao Paulo të hënën, për të kryer haxhin për herë të parë në jetën e tyre.

Shoqata e Brazilit e Instituteve Islame ka dërguar besimtarët e rinj që pranuan fenë Islame, për në Haxhillëk, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Liderëve Fetarë të Brazilit.

Muhammed Hussein Al-Zouki, kreu i shoqatës, tha se është për të dytin vit me radhë që po dërgohen myslimanët e rinj të Brazilit për në Haxh, për t’i ndihmuar ata të marrin më shumë njohuri rreth mësimeve Islame.

Shejh Halid Takijeddin, kryetari i këshillit, shpreson se plani do të ndihmojë për të promovuar Islamin në Brazil.

Brazili është vendi më i madh në Amerikën Latine. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, popullsia myslimane në Brazil është vlerësuar të jetë rreth një milion banorë.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version